Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, në nderim të dëshmorëve dhe martirëve që u vranë 27 vjet më parë në atë që sot njihet si Masakra e Reçakut.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj u shpreh se Masakra e Reçakut, ashtu si edhe masakrat e tjera ndaj popullit shqiptar, janë dëshmi të krimeve gjenocidale që aparati shtetëror serb ka kryer në Kosovë.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për ish-ambasadorin amerikan, William Walker, i cili e cilësoi Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, duke theksuar rëndësinë e këtij vlerësimi për ndërgjegjësimin ndërkombëtar.

Haradinaj gjithashtu falënderoi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se SHBA-të kanë qenë dhe mbeten krah popullit shqiptar në të gjitha periudhat historike.


Lajmi kryesor:

15 janari i përgjakur i Kosovës! Krerët e shtetit homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut! Begaj: Përkujtojmë dhe nderojmë martirët e saj!