Shkodër/ Dhunuan 62 vjeçarin për një vendparkimi, dorëzohen në polici Samuel Troshani dhe Izmir Sakica (VIDEO)

SHKODËR- Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të shpallur në kërkim për dhunimin 6 muaj më parë të një 62-vjeçari në mes të qytetit të Shkodrës, u vetëdorëzuan në Policinë e Shkodrës. Troshani, 25 vjeç dhe Sakica, 24 vjeç u vetëdorëzuan të shoqëruar nga avokati Sokol Tahiraj.

Policia e Shkodrës njoftoi se është ekzekutuar masa arrest me burg për dy të rinjtë. 

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit Samuel Troshani, 25 vjeç dhe Izmir Sakica, 24 vjeç, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi Vladimir Bruçi.

Shtetasit Samuel Troshani dhe Izmir Sakica  janë vetëdorëzuar mesditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër", njofton policia. 

Më 3 qershor 2024, pesë persona dhunuan me sende të forta Vladimir Bruçin, për një vendparkim, në mes të ditës në qytetin e Shkodrës. Për këtë ngjarje, më 4 qershor 2024, policia arrestoi edhe Edmond Sakicaj, 47 vjeç, ndërsa në kërkim rezultojnë ende Samet Halluni, 27 vjeç, Arlind Kajoshi, 31 vjeç dhe Alban Bruçi. 27 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.  

Të dy të rinjtë Sakica e Troshani ishin shpallur në kërkim dhe për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lezhjani: 22/01/2025 15:58

    Nga frika e fantazmes jane dorezuar, jo per ate ngjarje te Vladimir Bruçit. Jane te hetuar per konfliktin ne bushat dhe ngjarjen e Shkodres ku kishte 4 viktima.

    Përgjigju
  • dalin shpejt: 22/01/2025 14:41

    I paskan rregullu punet.

    Përgjigju
    • Prit: 22/01/2025 16:10

      Koha ka tregu se armiku nuk mposhtet vetem me arme por edhe me laps e leter…

  • Lo Curto: 22/01/2025 14:39

    Turpi me i madh eshte qe nuk ngeli zhumile e breke grisun pa u bo i forte e pa gjujt me arme! Cdo hajdut pulash e pasqyrash e hajdut delesh e kuajsh U be i forte ne kto vite kjo eshte e tmerrshme Me te bo ky si i forte qe po ta shohesh ne rruge e ha me gjithe kocka! Dikur te forte ishin njerezit e forte vertet Si sportistet dhe njerezit me nje force natyrale qe i njihnin te gjthe Dhe i respektonin dhe pse ndonjehere benin rremuja Por te pakten ishin vertete te forte, jo zhebanjos so kto.

    Përgjigju
    • D.b: 22/01/2025 15:54

      Mos te perpjekte Zoti me kta mor shok. I Ka dhane provat edhe i jati per kto pune mor axh.

  • Per: 22/01/2025 14:31

    Cili asht Izmiri ky i gjati aa ? Se se njof

    Përgjigju
  • Per mu: 22/01/2025 14:25

    Del ibro qoji ner vorre

    Përgjigju
    • ibra: 22/01/2025 15:06

      ibra i ka 7 pluma ne trup e nji ngoj ska ku me dal ka ik per lesh trakut ibra

  • spaku: 22/01/2025 14:22

    vieni gango vieni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë

Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë