Masakra me 6 të vrarë në Greqi, policia jep detaje! Autorët futën në ‘kurth’ viktimat, ishin pjesë e një bande në Turqi

Masakra me 6 të vrarë në Greqi, policia jep detaje! Autorët futën në ‘kurth’ viktimat, ishin pjesë e një bande në Turqi

Pamje nga vendngjarja

Autoritetet greke kanë zbuluar detaje nga masakra e tmerrshme e 11 shtatorit në Lutsa, ku gjashtë persona u ekzekutuan në një atentat mafioz. Nga hetimet e kryera janë vënë në pranga dy shtetas turk.

Mediat greke bëjnë me dije se dy të rinj nga Turqia të moshave 28 dhe 32 janë arrestuar nga policia.

Fillimisht, njëri nga të arrestuarit u kap në aeroportin Eleftherios Venizelos menjëherë pas sulmit vrasës, ndërsa tjetri, i cili sipas policisë greke kishte rol kryesor në sulmin e 11 shtatorit u arrestua pak ditë më parë në Greqi.

Ky i fundit, një 32-vjeçar dyshohet se ka marrë përsipër transportin e gjashtëve turqve drejt Greqisë dhe u ka nxjerrë kartat e identitetit të falsifikuara.

Ai vetë i ka çuar në shtëpinë e një familjeje të Loutsas, me justifikimin se shtëpia është afër aeroportit , pasi viktimat deri atëherë qëndronin në një apartament në Paleo Faliro, i cili ishte marrë me qira.

Nga dëshmitë dhe pamjet e kapuar në kamerat e sigurisë në zonë, rezultoi se 32-vjeçari ka çuar në vendin e mgjarjes bashkëpunëtorin e tij 28-vjeçar dhe më pas ka shkuar në strehën e viktimave për t'i çuar drejt vdekjes.

28-vjeçari ka mbetur në rrugën Arionos ndërsa bashkëpunëtori i tij ka bindur gjashtë viktimat të hipin në makinë, që dyshohet se kishte si destinacion aeroportin Eleftherios Venizelos, prej nga do të udhëtonin drejt Italisë.

Sipas mediave turke bëhet fjalë për anëtarët e bandës së Baris Boyun, të cilët po përgatisnin vrasjen e gjashtë personave në Artemisa.

32-vjeçari, në fakt, dyshohet se i përkiste të njëjtës bandë me gjashtë viktimat, por për arsye ende të panjohur, ka vendosur t'i “tradhtojë” duke i futur në kurth.

Ndërsa Departamenti i Policisë së Stambollit ka sqaruar se anëtarët e organizatës po përgatisnin hakmarrje në Stamboll për shkak të vrasjes së gjashtë anëtarëve të organizatës kriminale Baris Boyoun në Greqi më 11 shtator.

Grupi i turqve banonin në një shtëpi të fshehtë në Lutsa, shumë afër vendit ku u vranë, por studiuesit El.As raportuan se ata kishin gjetur celularët e viktimave, provat e gjetura në shtëpinë që ata kishin marrë me qira si edhe ADN e tyre.

Gjashtë persona të cilët u ekzekutuan më 11 shtator 2023 në një atentat mafioz në Greqi, ishin shtetas turq.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para