TIRANË - Pas sulmit terrorist të bërë ndaj stafit të revistës satirike “Charlie Hebdo” në Francë, një grup gazetarësh , qytetarësh, personalitete të njohur shqiptar e francezë kanë zhvilluar homazhe dhe kanë ndezur qirinj tek piramida në shenjë respekti për jetët e humbura. Kryetari i unionit të Gazetarëve Aleksandër Cipa ka dënuar këtë akt terrorist dhe ka shprehur solidaritetin me popullin francez.

Ambasadori i Francës Berbard Fitoussi i emocionur ka thënë se askush nuk mund ta ndalë të drejtën e fjalës së lirë. 

Franca është e plagosur por do të gjejmë forcë që të ringrihemi. Në Shqipëri më mirë se në çdo vend tjetër e dinë çdo të thotë liri e medias. Askush nuk do të mund të bëjë të hesht lirinë e shtypit askush nuk mund të mohojë lirinë e fjalës.

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka dënuar këtë akt terroris dhe ka shprehur mbështetjen institucionale nda francës.

Më pas ambasadori francez ka kërkuar që të këndohet himni shqiptar në shenjë respekti për viktimat në Francë.

gazetaret shqiptar
 

gazetaret shqiptar

gazetaret shqiptar

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)