TIRANË - Si shumë liderë botërorë edhe Presidenti i SHBA-së Barack Obama ka dënuar sulmin e armatosur të talebanëve në Shkollën Ushtarake në Pakistan ku u vranë mbi 141 persona, 132 prej të cilëve ishin fëmijë.
 
“Duke vënë në shënjestër nxënësit dhe mësuesit me këtë sulm të neveritshëm, terroristët treguan edhe një herë poshtërsinë e tyre”,- tha Obama duke u zotuar se do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Pakistanit në luftën kundër terrorizmit.
 
Edhe Papa Françesk ka dënuar aktet johumane të terroristëve në Pakistan, por dhe në Sidnei e Jemen dhe ka kërkuar mbajtjen e një minutë heshtje për viktimat e pafajshme të sulmeve ekstremiste gjatë kësaj jave.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)