Mbrëmë në Elbasan u vranë tre persona me breshëri automatiku (lexo këtu). Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha jep detaje për ngjarjen dhe pistën e hetimit. Sipas Hoxhës ishte një larje hesapesh për përplasjet për pazaret e drogës në Itali, Holandë dhe në Angli. Përsa i përket dinamikës së ngjarjes, Artan Hoxha thotë se autorët i ndoqën dhe zgjodhën një zonë që ishte errësirë për t’i goditur dhe ku nuk ka patrulla policie. Ai shton se vrasësit janë profesionistë duke mos lënë asnjë gjurmë.
Intervista e plotë e Artan Hoxhës në Report Tv për masakrën në Elbasan
Jo më larg se dje pasdite isha në studio për një ngjarje që kishte ndodhur në Elbasan dhe bëra një apel për një situatë që ka shkuar drejt një pike ngopje dhe do të përplasje dhe ngjarje si kjo e djeshmja. Elbasani në total nuk ka numër të madh vrasjesh në krahasim me qytetet e tjera apo vitet e mëparshme, por në Elbasan kanë një dinamikë tjetër me grupe që kanë kohë të gjatë në aktivitet. Ata kanë krijuar struktura të mirëorganizuara, të plotë dhe të ndara qartësisht. Kanë drejtuesin që merret me trafikun, me sigurinë e grupit, bëjnë detyra të qarta. Kanë njeriun që merret me goditjet, vendosjen e eksplozivit. Kanë hierarki dhe strukturë të qartë. Janë të aftë për të korruptuar në institucionet e zbatimit të ligjit, përpiqen që të jenë me partinë që vjen në pushtet.
Shërbimi ndaj pushtetit është vetëm për zgjedhjet apo vijon më pas?
Në territorin që kontrollojnë ushtrojnë influencë, ata favorizojnë njërën palë në dëm të tjetrës. Përpiqen që të ndikojnë në emrat e kandidatëve në zgjedhje, përmes formave të ndryshme. Fillimisht mund të kishte kandidatë që mund të dilte nga rrethi i tyre i ngushtë, ndërsa gjejnë njerëz që nuk janë i rrethit të tyre, por që kanë investuar te ata. Varianti i tretë është duke financuar fushatat. Gjatë 20 viteve në Elbasan, vendimet e gjykatave dhe hetimet e prokurorisë kanë qenë skandaloze. Kur tre persona hapin zjarr mbi një patrullë në mes të ditës dhe policia për fat të mirë nuk ka pasur humbje dhe cfarë ndodhi, pasi hetimit dhe vendimi i gjykatës, përgjegjësia iu kalua policisë, që u vendos nën zjarrin e tyre.
Ndalemi te ngjarja e djeshme, cfarë dimë rreth dinamikës?
Në Elbasan dukej që situata po shkonte drejt agravimit nga lëvizja në qytet. Aktiviteti nga gjenerojnë të ardhurat nuk e kanë në Shqipëri, por jashtë territorit. Shikoni vetëm vendin ku kanë jetuar viktimat e djeshme, në Holandë dhe në Angli. Holanda është porti pritës nga vijnë ngarkesat me kokainë, ku shqiptarët po bëhen të rëndësishëm. Treg shumë i rëndësishëm është Britania. Tashmë grupet tona po gjurmohen edhe në Shqipëri se ku i kanë bazat dhe ku investojnë. Këta kanë ardhur në Shqipëri për festat e fundvitit. Në kthim nga Peqini. Kanë kaluar më shumë se 18 orë nga ngjarja dhe ne nuk kemi ende asnjë provë që të na cojë se kush mund të jenë autorët. Ngjarja e fundit që ka pasur në Elbasan tre të vrarë është e shkurtit të 2016 ku u goditën pjesëtarë të fisit Çapja. Autorët kanë ndjekur me saktësi lëvizjet e viktimave, i kanë parë, i kanë pritur të darkojnë, në kthim zgjodhën pozicionin më të mirë për të goditur, pasi është errësirë. Elbasani për shkak të ngjarjeve të dy viteve të fundit ka postblloqe fikse. Autorët zgjodhën një zonë jashtë perimerit të postbllokut për të goditur. Largimi i tyre dyshohet se është bërë drejt Peqinit. Ata mund të hynin në Tiranë, mund të kalonin drejt Elbasanit, ose mund të kenë ikur drejt Peqinit, pasi ka më pak kontroll dhe kur del në Rrogozhinë ka më shumë mundësi largimi. Autorët e kanë studiuar më së miri vendin. Për fatin e mirë viktimat nuk janë futur në tre makina, pasi ishin edhe familjarët. Makina është e masakruar nga breshëria e plumbave. Po të shikosh plumbat janë horizontal, është masive si në rastin e Edison Haizajt. Nuk ka pasur pikë mëshire. Nuk e di nëse është gjetur armë në makinën e viktimave. Pjesa kryesore e goditjeve janë drejt shoferit për ta neutralizuar. Autorët kanë qenë të saktë.
Kush dyshohet?
Kjo tregon se kemi të bëjmë me vrasës të sprovuar. Nëse e shikoni autorët nuk i kanë djegur makinat, gjë që e bën më të vështirë identifikimin. Nëse ngjarja do të kishte ndodhur ditën policia do të ngrinte helikopterin, por ata që disponojmë ne nuk janë në gjendje të kryejnë misione natën. Deri tani kjo tregon se ata nuk kanë bërë asnjë gabim. Edhe policia nuk është e qartë se me cfarë të kemi të bëjmë, sa mjete dhe sa persona kanë qenë. Të organizosh gjithë këtë sipërmarrje ka kosto të madhe, nuk mund të behet me hakmarrje të thjeshtë. Kjo është natyre tjetër krimi. Mënyrë si ndodhi tentativa e rrëmbimit dhe ngjarja e djeshme dëshmojnë se kemi të bëjmë me grupe të mirëorganizuara.
Çfarë dimë për tre viktimat?
Endrit Alibej furnizonte një zonë të madhe në veri të Italisë me kokainë që vinte nga Holanda. E kaluara e viktimave të djeshme nuk është në Shqipëri, por jashtë. Kemi disa ngjarje që konfliktet na vijnë nga jashtë, policia po mbledh kufomat e një lufte që zhvillohet jashtë Shqipërisë. Xhafaj nuk arriti të bënte atë që kishte në plan, të ristrukturonte policinë kriminale, parandaluese. Personat që u goditën dje, nuk e kanë ndjerë rrezikun, ishin të qetë dhe të sigurt. Por si u ndodhën papritur? Këta njerëz e nuhasin rrezikun, por në rastin konkret nuk kanë pasur asnjë sinjal prandaj kanë qenë duke lëvizur lirisht me familjet. Grupet kriminale të fuqizuara kanë arritur të rekrutojnë pjesëtarë të forcave speciale. Nëse lejojmë që asete kombëtare, pjesëtarë ët policisë apo ushtrisë të përfundojnë në radhët e krimit ky është alarm. Kujtoj që poseduesit e mjeteve të blinduara në Elbasan që ne denoncuam janë identifikuar dhe shitur, janë parë në Tiranë.
Arben Dylgjeri ka qene nje person qe punonte 7 dite te javes ne ndertim dhe suportonte familjen. Njihej nga te gjithe qe ishte familjar dhe aspak mafioz apo te merrej me banda. Fatkeqesi qe ishte ne makine me nipin.
PërgjigjuMoni shko ha noj tas qumesht se te ka zen çaj plako............
PërgjigjuNje viktime e 2016 Enio Bedalli pjestar I grupit te Alibej ne Asti. Grupet jane gati. Kerkoni dhe do shikoni
PërgjigjuEpo mbase nuk e prisnin ne Shqiperi. Ne Italine e Veriut je ne territorin e Ndragetes. Po nuk pagove qerane per « ushtrim profesioni » te heqin qafe. Keta mbase i rren mendja qe vetem jashte jane ne rrezik ndersa ne Shqiperi nuk i luan njeri.