Masakra në Krujë, Prokuroria 
jep detaje nga vrasja e trefishtë

KRUJË - Prokuroria e Krujës nxjerr detaje të reja lidhur me vrasjen e trefishtë të regjistruar orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Thumane, ku humbën jetë tre pjesëtarë të së një njëjtës familje dhe mbeti e plagosur një grua.
 
Nga hetimet rezulton se pas vrasjes pjestarët e familjes Kora janë ndihmuar nga një banor i Thumanës, i cili ka dërguar fillimisht në Laç, nga ku më pas kanë humbur gjurmët tre djemtë e familjes, ndërsa babai i këtyre te fundit ka ndryshuar dëshmi, teksa ka pohuar se vrasjen e kanë kryer dy prej djemëve të tij dhe jo ai vetë siç kishte deklaruar më herët.
 
Sipas versionit të prokurorisë, Pëllumb Kora, një nga autorët e dyshuar të këtij krimi atë ditë ka qënë duke peshkuar në Adriatik me dy miq të tij dhe kur është kthyer në Thumanë ka qënë në lokalin e shtetasit SH.GJ ku kanë konsmuar alkool deri në orët e vona.
 
Në këtë moment pranë tij ëshë paraqitur, Arben Çeku, i cili ka kërkuar të bisedojë me Pëllumb Korën, dhe biseda ka agravuar në debate të ashpra e deri në fyerje të rënda e më pas, Pëllumb Kora është larguar në banesën e tij.

Më pas pranë lokalit ka mbërritur Fran Ceku me nipin e tij Enea Ramën dhe gruan Luçien, teksa kanë kërkuar të mbyllet lokali për shkak të sherrit.

Ndërkohë pa kaluar as 15 minuta në vendngjarje ka mbërritur Pëllumbi me babain e tij Guraliun dhe vëllezërit Besnik e Danjel Kora, të cilët kanë zbritur nga makina të armatosur me dy armë zjarri automatik dhe pistoletë dhe kanë qëlluar më brëshëri automatiku ndaj pjestarëvë të familjes Ceku.

Plumbat i kanë marrë jetën, Arben Cekut, babait të tij, Fran Ceku, nipit të tyre, Enea Rama, si dhe kanë lënë të plagosur rëndë gruan e Franit, Luçien. 

Menjeherë autorët e dyshuar Pellumb Kora, Danjel Kora, Besnik Kora si dhe babi i tyre Gurali Kora janë larguar duke iu fshehur hetimit të kesaj ngjarjeje.

Ndërkohë nga hetimi mësohet se këta të fundit janë ndihmuar në arratinë e tyre nga Shpëtim Nikolli, i cili fillimisht i ka strehuar në banesën e tij në fshatin Thumanë dhe më pas i ka nisur në drejtim të Kurbinit nga ku më pas dyshohet se i ka dërguar në Mirditë ku ende mendohet se fshihen tre vëllezërit Kora. 
 
Në banesën e Nikollit në Thumanë janë gjetur rrobat e vëllzërve, Pellumb, Danjel, e Besnik Kora në të cilat janë gjetur shenja gjaku që janë marrë për tu bërë analizat, ndërsa Shpëtim Nikolli është prangosur nga policia. 

Sakaq Gurali Kora babai i tre vëllezërve ka pohuar në polici se vrasjen e kanë kryer dy djemtë e tij Pëllumbi dhe Danjeli.

I moshuari ka pohuar se djali i tij tjetër Besniku atë natë ka qënë në Mirdite, pohim që është hedhur poshte nga policia e Mirditës mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative.
 

Informacioni i plotë i Prokurorisë Krujë
Me daten 06.06.2015 Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Kruje ka rregjistruar procedimin penal per vepren penale te “Vrasje ne rrethane te tjera cilesuese“ si dhe „Mbajtje pa leje te armeve luftaraka”, te parashikuar nga nenit 79 germa “dh” si dhe 278/5 i Kodit Penal ne ngarkim te dyshuarit Gurali Kora, si dhe djemve te tij, te quajturit Besnik Kora, Daniel Kora dhe Pellumb Kora, pasi dyshohen se kane kryer vrasjen e shtetasve Fran Ceku, Arben Ceku, si dhe nipin e tyre Eno Rama, si dhe kane plagosur shtetasen Lucie Ceku, e cila pas marrjes se ndihmes mjeksore ne Spitalin Ushtarak ne Tirane ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Nga hetimi i kesaj ceshtjeje penale ka rezultuar e provuar se me date 05.06.2015 rreth ores 22:00 pas nje debati midis shtetasve Arben Ceku dhe te dyshuarit Pellumb Kora, ne nje lokal ne qender te fshatit Thumane, ky i fundit ne bashkepunim edhe me dy vellezerit e tjere te quajturit Danjel Kora, Besnik Kora dhe babait te tyre Gurali Kora, dyshohen se kane vrare me arme zjarri automatik dhe pistolete shtetasit Arben Ceku, Fran Ceku, nipin e tyre Eno Rama si dhe kane plagosur shtetasen Lucie Ceku.

Me date 05.06.2015 personi i dyshuar Pellumb Kora bashke me dy shoke te tij kane qene duke gjuajtur peshk ne Adriatik dhe mbas dite jane kthyer tek lokali i shtetasit SH.GJ, ku sherbente djali i tij i quajtur, i kane kerkuar qe tju sherbente dhe tju gatuante peshkun e zene nga ana e tyre. Te tre personat e me siperm jane ulur ne nje tavoline jashte lokalit ku kane filluar duke pire pije alkolike e me pas kane ngrene peshkun e gatuar.

Rreth ores 22:00, tek lokali ku ndodheshin tre personat eshte afruar shtetasi Arben Ceku ku i ka kerkuar shtetasit Pellmb Kora qe te cohej nga tavolina dhe te sqaroheshin.

Shtetasi Pellumb Kora sapo eshte larguar rreth tre metra nga tavolina kun ndodhej dhe eshte takuar me shtetasin Arben Ceku, kane filluar te debatojne me njeri tjetrin dhe te shahen me fjale nga me te ndryshme ndaj personalitetit dhe familjes se tyre dhe kane tentuar te goditen me grushta mes njeri tjetrit. Por menjehere kane nderhyre persona te tjera qe kane qene ne lokal duke i ndare.

Ne loka,l pas shtetasit Arben Ceku, eshte paraqitur edhe babai im tij i quajtur Fran Ceku, i cili i ka thene pronarit te lokalit qe te mbyllej lokali per shkak te konfliktit te krijuar nga ana e shtetasit Pellumb Kora dhe djali i tij Arben Ceku. Gjate kesaj kohe shtetasi Pellumb Kora eshte larguar me makinen e tij per ne banese e cila ndodhej jo me shume se 400 apo 500 metra larg lokalit. Menjehere dy shtetasit te cilet kishin pire me Pellumb Koren jane larguar nga lokali per ne banesen e tyre dhe sapo kane bere rreth 300 metra apo me teper kane degjuar te shtena armesh zjarri.

Nga hetimi ka rezoltuar e provuar se tek lokali per rreth 10 apo 20 minuta ka ardhur shtetasi Pellumb Kora se bashku me babain e tij Gurali Kora, Besnik Kora si dhe Danjel Kora me makinen e tyre dhe me dy arme zjarri, automatik dhe pistolete, me te cilat kane qelluar ne drejtim te shtetasve Arben Ceku, Fran Ceku, nipin e tyre Eno Rama, duke i vrare menjehere si dhe kane plagosur shtetasen Lucie Ceku.

Menjehere autoret e dyshuar Pellumb Kora, Danjel Kora, Besnik Kora si dhe babi i tyre i quajtur Gurali Kora jane larguar duke ju fshehur hetimit te kesaj ngjarjeje. 

Nga hetimi ka rezultuar e provuar gjithashtu se shtetasi Shpetim Nikolli eshte banor i fshatit Thumane dhe lidhje shoqerore e njerit prej autoreve te vrasjes, e pikerisht e shtetasit Pellumb Kora, i cili pas ngjarjes se ndodhur u ka dhene ndihme te kater shtetasve Gurali Kora si dhe demjeve te tij te quajturit Besnik Kora, Daniel Kora dhe Pellumb Kora. Te kater shtetasit e mesiperm kane shkuar tek banesa e shtetasit Shpetim Nikolli dhe me ndihmen e ketij te fundit te peset personat jane larguar per ne drejtim te qytetit te Lacit, duke u larguar ne drejtim te paditur dhe duke u fshehur organit te ndjekjes penale.

Per kete ngjarje policia gjyqesore e Komisariatit te policise Kruje dhe ne bashkepunim edhe me policine gjyqesore te Drejtorise se Policise Durres, ne drejtim te Prokurorise se Rethit Kruje kane kryer veprimet e para hetimore, si kqyrja e vendit te ngjarjes, kane bere kqyrjen e kufomave, kane bere sekuestrime si dhe kane marre deklarime te personave te cilet kane dijeni per ngjarjen e ndodhur, si dhe kane sekuestruar aparatet telefonike te familjareve te autoreve te kesaj vrasjeje.

Per kete fakt eshte bere kqyrjen e vendit te ngjarjes, se bashku me fotografite perkatese, kane bere kqyrje e marrjene proves materiale dhe sekuestrimin e tyre 6 gezhoja fisheku luftarak, model 56, kal 7.62 mm, tre gezhoja fisheku luftarak, model 54 kali 7.62 mm si dhe nje fishek modl 54 kalin 7.62 mm, kane bere kqyrjene ekufomave etj, si dhe kane marre kater tampone gjaku ne vbendin ku u gjeten tre viktimat si dhe e plagosura Lucie Ceku, kane mare deklarimet personave qe kane dijeni per ngjarjene ndodhur, kane marre vendim per kryerjen e ekspertimeve teknike te gezhojave te gjetura, ekspertim per faktoret plotesues, kane marre vendim per ekspertimim kimik te teshave, ekspertimeve mjokligjor etj.

Nga veprimet hetimore te kryera deri tani rezulton se autori i ngjarjes se mesiperme eshte shtetasi Pellumb Kora ne bashkepunim edhe me babain e tij Gurali Kora dhe me dy vellezerit Danjel dhe Besnik Kora.

Gjate kryerjes se veprimeve hetimore, me dt.08.09.2015, rreth ores 12.00 eshte bere e mundur ekzekutimi i urdherit te ndalimit te prokurorit per arrestimin e shtetasit Gurali Kora. Ne deklarimet e tij ky shtetas ka deklaruar se vrasjen e kane bere dy djemte e tij Pellumb dhe Daniel Kora, ndersa vete Guraliu po debatonte me viktimat ne lidhje me konfliktin qe ata kishin patur me djalin e tij Pellumb Kora.

Ne dekarimet e tij ky i arrestuar perpiqet te shmange nga ngjarja djalin e e tij Besnik Gura, duke pretenduar se ai ka qene ne Mirdite. Keto pretendime te ketij te arrestuari jane rrezuar nga provat e mbledhura nga oficeret e policise gjyqesore ne komisariatin e policise Mirdite.

Nga hetimi ka rezoltuar se ne banesen e shtetasit SH.N. gjate kontrollit te baneses jane gjetur dhe sekuestruar si prova materiale rrobat e autoreve te vrasjes se familjes Ceku. Keto rroba ishin te gjakosura te cilet jane sekuestruar dhe jane derguar per ekspertim kimik, biologjik etj, e per te percaktuar edhe ADN etj.

Per sa me siper shtetasi SH.N dyshohet se ka kryer vepren penale “Perkrahja pas kryerjes se krimit”, parashikuar nga neni 302/2 I Kodit Penal. Mbi bazen e urdherit te prokurorit eshte bere dhe ndalimi i ketij shtetasi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma, karabinierët gjurmojnë bandën shqiptare të ‘skifterëve’! Arrestohet shoferi 30-vjeçar, 3 të tjerët arratisen

Itali/ Ndjekje si në filma, karabinierët gjurmojnë bandën shqiptare të ‘skifterëve’! Arrestohet shoferi 30-vjeçar, 3 të tjerët arratisen