Masakra në Lushnje, Hoxha: Kam filmime të tjera, autorët s’kapen se kanë garanci, grupi kultivoi kanabis me policët

Masakra në Lushnje, Hoxha: Kam filmime të tjera, autorët s’kapen se kanë garanci, grupi kultivoi kanabis me policët

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha publikoi sonte në Report Tv momentin kur Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hapin zjarr me automatik në datë 11 tetor të vitit të kaluar duke lënë të vdekur dy persona Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha u shpreh se dy personat që janë në kërkim vijojnë që të rrinë në Lushnje, pasi kanë garanci që nuk do të kapen. Ai tha se dy të rinjtë janë vrarë aksidentalisht, pasi objektivi ishte Xhulio Shkurti. Sipas tij, një pjesë e grupit kanë bashkëpunuar dhe kultivuar kanabis me oficerë policisë.

Lushnja ka një histori ngjarjes ku është përfshirë edhe politika. Mënyra si ndodhi ngjarja, tre veta të armatosur që shëtisnin në mes të qytetit dhe dalin dhe hapin zjarr mbi një lokal mbi një grup njerëzit, aty zoti ka shpëtuar shumë njerëz. Dy djem të rinj humbën jetë. Edhe me kaq pasojat janë shumë të mëdha.

Të dalin haptazi në mes të qytetit, dhe madje janë persona në kërkim. Si është e mundur që dalin në mes të qytetit ditën për diell dhe pastaj largohen nga vendi i ngjarjes qetësisht. Para një viti bënë atentat, pas një vriti vranë dy. Strukturat tona janë kaq të paafta dhe të korruptojnë dhe dalin lirisht, paralizojnë strukturat. Policia bëri 14 tentativa për ti kapur në një vit resht. Pse rrinë ata? Jo thjeshtë kanë bazat, por kanë garancinë që nuk do të preken, garanci nga ata që i kanë në dorë për ti kapur. Në Lushnje vijojnë që të ndodhin ngjarje të tjera.

Në dhjetor të vitit të kaluar janë larguar 13 familje në azil. Organizatat kriminale janë të mirë strukturuara. Unë që rri aty kam garanci që nuk do të kapem. Në vendin e ngjarjes kanë qenë tre autorë, kjo është ngjarje shumë e dokumentuar, pasi ka shumë informacion. Dy të rinjtë janë vrarë kot, objektivi ka qenë djali i Ramadan Shkurtit, Xhulio Shkurti, ai nuk ndodhej aty punë minutash. Çështje kohe. Policisë iu lidhën duart pas 2017. Një pjesë e grupit kanë bashkëpunuar dhe kultivuar kanabis me oficerë policisë.

Artan Hoxha

Hoxha tha se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar, që e ka çarë gardhin e drejtësisë disa herë, ndërsa policia, tha ai, nuk duhet të nxjerrë dronët në panaire, por ti dërgojë atje për të kapur autorët.

Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar, që e ka çarë gardhin e drejtësisë. Ti e kap njëherë, ai del, dy herë, tre herë.... ai polici që i shkon te shtëpia dekurajohet. Ore duhet të fshihet krimineli dhe jo polici. I keni parë panairet e policisë me ato dronet, ato duhen çuar atje që të mos gjejnë vend nga të futen ata.

Artan Hoxha

Referuar rastit të dështimit të aksionit të RENEA-s në Divjakë për të kapur dy autorët, ai u shpreh se ka pasur disa raste të tilla kur aksioni është dekonspiruar. 

Në rastin e Rremasit, ka qenë një informacion i saktë se ai ka qenë aty deri vonë pasdite. Banorët kanë informuar policinë se kishin frikë. Ata e kanë informatorin brenda. Në Rremas qytetari ka dhënë edhe targën e mjetit. RENEA nuk është keq por dua që të jetë më mirë.

Artan Hoxha

Artan Hoxha deklaroi se ka edhe video të tjera lidhur me këtë ngjarje. ‘Kam filmime të tjera për ngjarjen, por nuk më intereson sot ti nxjerr’. REPORT TV publikoi edhe fotot e kohëve të fundit të Laert Haxhisë dhe Orges Bilbilit, të cilët janë autorët e vrasjes së Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në 2017  ne Lushnje. Laert Haxhia pas vrasjes së dyfishtë në Lushnje u pajis me pasaportë nga drejtoria në Fier, pavarësisht se ishte në kërkim duke shënuar një skandal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin