ZVICER - Një masakër është shënuar ditën e sotme në Zvicër ku një person ka qëlluar me armë zjarri në një fabrikë përpunimi të drurit në qytetin e Menznaut Zvicër duke lënë të vdekur 3 persona e plagosur 7 të tjerë, ndërsa pas masakrës ai ka vrarë edhe veten. Mediat kosovare shkruajnë se autori i masakrës është Viktor Berisha ngafshati Nec i komunës së Gjakovës.
"Ka tre të vdekur, gjashtë persona të plagosur rëndë dhe një i plagosur lehtë. Sulmuesi është një punëtor i vjetër i KRONOSËISS, 42 vjeç. Motivi ende nuk është i njohur dhe është objekt i hetimit", tha shefi i policisë, Daniel Bussmann.
Ndërsa, shefi i fabrikës ka thënë se Viktori nuk ka qene i përfshirë më herët në ndonjë incident.
"Ai ka qenë me ne për më shumë se dhjetë vjet, një njeri i qetë, përndryshe nuk ka qenë i përfshirë më herët në asnjë incident", tha CEO i "Kronospan", Mauro Capozzo, shkruajnë mediat kosovare.
Deri tani nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar për të shpjeguar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Zvicra ka një nga normat më të larta në botë të pronësisë së armëve të zjarrit, por ka shumë pak krime të kryera me armë.
Redaksia Online
(ad.ti/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com