Masakra në Vlorë, Gjykata jep
'arrest me burg' për Leo Osmënin

Masakra në Vlorë, Gjykata jep<br />'arrest me burg' për Leo Osmënin
VLORE- Zbardhet skema e masakrës që tronditi qytetin bredgetar të Vlorës, e ndodhur të dielën më 28 korrik, ku mbetën të vrarë tre pushues në plazhin e “Ujit të Ftohtë”.
 
Leo Osmëni, i akuzuar për krimin makabër, nëpërmjet avokatit të tij ka rrëfyer në Gjykatë se si ka ndodhur ngjarja e pak ditëve më parë ku mbetën të vrarë në mënyrë krejt rastësore Sokol Isufaj nga Fieri, 34 vjeç, Serdi Bajlozi, 17 vjeç nga Prrenjasi dhe Diana Ademi nga Vlora, 52 vjeç.
 
Sipas avokatit të tij, 18-vjeçari ka pranuar se gjithçka ka nisur nga një sherr banal mes tij dhe 5 të rinjve nga Fieri, të cilët thotë se i kishin ngacmuar motrën.
 
18-vjeçari Osmëni fillimisht ka debatuar me fierakët dhe në momentet e sherrit me ta, njërit prej tyre i ka ngulur një kaçavidë në ballë.
 
Ai ka dëshmuar se të rinjtë fierakë kanë tentuar të reagojnë pas plagosjes së shokut të tyre, por Osmëni ka kërkuar ndihmën e një shokut të tij, që mendohet të jetë shtetasi Delin Hajdaraj, me origjinë nga Tropoja, të cilin e ka urdhëruar të merrte edhe armë me vete.
 
Ai ka mbërritur menjëherë i armatosur dhe me një tjetër automjet. I riu ka deklaruar gjithashtu, se në shkallët e resortit privat ka qenë shoku i tij, ai i cili ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të fierakëve, por gabimisht shënjestra e tij u ka marrë jetën tre pushuesve të pafajshëm, pasi 5 të rinjtë kanë mundur të fshihen.
 
Pasi kanë kryer krimin makabër, 18-vjeçari është larguar bashkë me motrën e tij me një automjet tip “Land Rover” me targa të huaja, ndërsa autori i vrasjeve është larguar në një tjetër drejtim, bashkë me armën e krimit, që e ka hedhur rreth 1 km larg vendngjarjes.
 
Pas kësaj dëshmie, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 18-vjeçarin Leo Osmëni, nën akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Po ashtu, Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje dy herë në javë edhe për pronarët e resortit privat Sajmir dhe Servet Qamo, pasi akuzohen për “mos kallëzim krimi”.
 
Policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasin Delin Hajdaraj, pasi akuzohet si autori kryesor në këtë krim makabër.

autori masakres, delin hajdaraj
(Foto: I dyshuari si autori i masakrës së Vlorës, Delin Hajdaraj)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët