Masakra në Vlorë, tërhiqet nga
morgu trupi i Diana Ademit

Masakra në Vlorë, tërhiqet nga<br />morgu trupi i Diana Ademit
VLORE- Familjarët e Diana Ademit e cila humbi jetën aksidentalisht si pasojë e të shtënave me një armë tip kallashnikov”, në plazhin e Vlorës, kanë tërhequr nga morgu trupin e viktimës. Trupi i 53-vjeçares, u tërhoq nga djali i viktimës rreth orës 10:30, ndërsa varrimi i saj do të bëhet në orën 11:00 në Babicë të Vlorës.
 
Trupi i viktimës, Diana Ademi, qëndroi në morg për 4 ditë, pasi pritej të kthehej nga Gjermania, djali i saj, për të tërhequr trupin.
 
Edhe 53-vjeçarja ishte kthyer nga Gjermania për pushime, por fatkeqësisht, këto pushime rezultuan fatale për Diana Ademin.
 
Ngjarja e ndodhur në 28 Korrik, ku humbën jetën në mënyrë rastësore 3 persona, tronditi qytetin e Vlorës.
 
Të vdekur nga të shtënat kanë mbetur të vrarë në mënyrë krejt rastësore edhe Sokol Isufaj nga Fieri, 34 vjeç, dhe Serdi Bajlozi, 17 vjeç nga Përrenjasi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës