TIRANE- Janë përcjellë në banesën e fundit dy nga viktimat e masakrës së ndodhur mëngjesin e djeshëm në një klub nate në kryeqytet. Rreth orës 14:25 familjarë, miq e shokë, kanë përcjellë mes lotësh në varrezat e kryeqytet 19-vjeçarin Arbër Demiraj. Ndërsa në një tjetër ceremoni mortore në qytetin e Beratit është përcjellë në banesën e fundit edhe 38-vjeçari Klodian Xhaji, i njohur si Enea Xhaji.
Pas ngjarjes së rëndë ku humbën jetën katër persona dhe u arrestuan tre të tjerë, në mesin e të arrestuarve ishte edhe djali i tezes së Demiraj, Albano Ballcaj, ndërsa Konstandin Xhuvani dhe Erald Sina vazhdojnë të qëndrojnë në ambientet e paraburgimit të policisë së Tiranës, si persona të akuzuar kryesorë të masakrës së katërfishtë. Në orët e para të së martës në lokalin e natës “Ante Grand”, humbën jetën Arbër Demiraj, Edison Jaho, Enea Xhaj dhe shtetasi Italin Gianpaolo Azzaro.

(Në foto: 19-vjeçari Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj) Foto të tjera
I jepet lamtumira e fundit 19-vjeçari Arbër Demiraj
Përcillet për në banesën e fundit Arbër Demiraj, 19-vjeçari i cili humbi jetën në një lokal nate, në mënyrë aksidentale mëngjesin e së martës. Shokë, miq, të afërm, morën pjesë në ceremoninë mortore të të riut, të cilit iu dha lamtumira e fundit rreth orës 14:25.

(Foto nga ceremonia mortore e 19-vjeçarit Arbër Demiraj) Foto të tjera
Rrjetet sociale e kanë komentuar këtë ngjarje të rëndë duke shprehur hidhërim të thellë për 19-vjeçarin Arbër Demiraj. Faqe të tëra të “Facebook-ut “kanë hapur faqe dedikuar Arbër Demirajt, e duke u lutur që ai të prehet në paqe.
Berat, përcillet në banesën e fundit Klodian Xhaji, komshinjtë: Ishte njeri i rregullt
/Shqiptarja.com

VIDEO