Masakra e 1988 ndaj të burgosurve politikë në Iran, 25 fitues të çmimit Nobel, letër Kombeve të Bashkuara: Të hetohet ky krim i madh

Masakra e 1988 ndaj të burgosurve politikë në Iran, 25 fitues të çmimit Nobel, letër Kombeve të Bashkuara: Të hetohet ky krim i madh

Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, 25 laureatë të çmimit Nobel kanë shprehur solidaritetin e tyre me familjarët dhe miqtë e personave të ekzekutuar gjatë masakrës së 1988-ës ndaj të burgosurve politikë në Iran. Laureatët e Nobelit nënvizojnë "nevojën për të formuar një komision ndërkombëtar nga Kombet e Bashkuara që ta hetojë këtë krim të madh.”

Ata citojnë deklarata nga Amnesty International dhe organizata të tjera të të drejtave njerëzore, që sipas tyre tregojnë se “Ebrahim Raisi, Zëvendës Prokurori i atëhershëm i Teheranit, ka qenë pjesë e Komitetit katër-anëtarësh të Vdekjes në Teheran. Ky komitet ka ekzekutuar mijëra të burgosur që ishin anëtarë të Organizatws Popullore tw Muxhahedinëve të Iranit (MEK) si dhe disa qindra të burgosur që ishin të lidhur me grupe të tjera, në burgjet Evin dhe Gohardasht”.

Laureatët e Nobelit, në letrën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, shkruajnë: “Në mungesë të kërkesës së llogarisë nga ndërkombëtarët, gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit vazhdojnë në Iran. Këtu përfshihen vazhdimi i ekzekutimeve politike dhe vrasja e të paktën 1,500 protestuesve të rinj në nëntor 2019. Përpjekjet e regjimit për ta fshehur fatin e viktimave nga familjet e tyre, për ta minimizuar numrin e ekzekutimeve, dhe për të fshehur lidhjet e viktimave me MEK, vetëm sa shtojnë rekordin kriminal të mullahëve.”

Në 1988-ën, Ruhollah Khomeini, lideri suprem i atëhershëm i regjimit iranian, nxori një urdhër për ekzekutimin e të gjithë të burgosurve muxhahedinë, të cilët refuzonin të pendoheshin. Mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica dërrmuese e të cilëve ishin anëtarë të MEK, u masakruan brenda pak muajsh. Viktimat u varrosën në varre masive të fshehta.

Ebrahim Raisi, presidenti aktual i regjimit iranian, ishte njëri nga katër anëtarët e “Komisionit të Vdekjes” në Teheran. Ai ka dërguar për varje mijëra muxhahedinë në 1988-ën.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin