Masakrohen qentë në Pogradec dhe lihen në mes të rrugëve të ngordhur, reagon bashkia: Kafshët janë larguar, kemi bërë kallëzim penal në prokurori

Prej ditësh në mediat sociale po qarkullojnë pamjet makabër në fshatin Gurras të Pogradecit, ku qentë e kësaj bashkie keqtrajtohen deri në humbjen e jetës.

Mësohet se pasi kapeshin dhe transportoheshin në këtë ambient qentë torturoheshin më pas në mënyrë mizore.

Nga ana tjetër në reagimin e saj lidhur me këtë skandal bashkia është distancuar duke përcjellë edhe një kallëzim penal pranë policisë dhe prokurorisë së Pogradecit.

'Bashkia Pogradec ka ndjekur me shqetësim të madh të gjithë situatën e krijuar në rrjetet sociale bashkë me shqetësimin e ngritur nga Shoqatat që përkujdesen për kafshët, në lidhje me një video të publikuar nga emisioni Stop.

Jo më larg se dje përfaqësues të bashkisë zhvilluan një takim edhe me qytetarët të cilët kishin ardhur posaçërisht për rastin e denoncuar. Në këtë takim ne kemi shpjeguar të gjithë proçesin e punës që ndiqet nga ne për kafshët e braktisura dhe hapat që do të ndërmerren në vazhdim.

Ditën e sotme specialistët veterinarë pranë bashkisë dhe punonjësit kanë bërë të mundur zhvendosjen dhe pastrimin e vendit ku ishin hedhur kafshët. Nga ana tjetër, ditën e sotme ne kemi përcjellë edhe padinë tonë në lidhje me këtë ngjarje makabre pranë policisë dhe prokurorisë së Pogradecit. Inkurajojmë organet ligjzbatuese që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe të vendosen para drejtësisë personat që e kanë kryer këtë akt të shëmtuar dhe makabër pasi në bazë të pamjeve dhe verifikimeve në terren është konsumuar vepër penale.

Bashkia Pogradec garanton të gjithë qytetarët, shoqatat dhe çdo instancë tjetër se jo vetëm që distancohet nga akte të tilla, por dënon me forcë ato. Asnjë individ i caktuar nuk mundet që të cënojë imazhin e qytetit dhe qytetarëve pogradecarë.'- njofton bashkia.

 

1614004250_Sequence03.00055902.Still026.jpg

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?