Masakroi 42 vjeçaren Arapi
vdes në spital Gado Dumka

Masakroi 42 vjeçaren Arapi<br />vdes në spital Gado Dumka
KORÇË - Masakroi 42 vjeçaren Liliana Arapi e më pas e copëtoi e hodhi tutje, 84 vjeçari Gaqo Dumka gjeti vdekjen mesditën e sotme pas dy javësh qëndrimi në spital. Burime zyrtare nga Policia e Korçës se Gaqo Dumka gjeti vdekjen në ambientet e spitalit të burgut, ndërsa të hënën priste të merrte pretencën për veprën e kryer. Ai akuzohej se vrau nga xhelozia më 11 gusht të 2011 të dashurën e tij Liljana Arapi dhe në muajin dhjetor ai kërkoi mëshirë e gjykim të shkurtuar nga togat zeza. Më rrëfimin e tij para gjyqtarëve ai pranoi se e kishte vrarë 42 vjeçaren sepse i kishte prishur lekët e varrimit me persona të tjerë, edhe pse sipas tij pretendohet se e mbante mirë. Liliana Arapi u gjend e masakruar në orën 23.00 të 12 gushtit, me trup të copëtuar futur në dy thasë, në një pikë grumbullimi plehrash afër fshatit Ravonik të rrethit Korçë. E pranë trupit të ndarë në shtatë copa, gjendeshin dhe rrobat e saj futur në një qese. Gjykata Korçës kishte dhënë masën e sigurisë për Gaqo Dumkën, e konkretisht masën “Arrest me burg” ndërsa ditën e hënë pritej të jepej pretenca për të.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet