Masat, 200 policë në gatishmëri
për ndeshjen Shqipëri-Greqi 

Masat, 200 policë në gatishmëri<br />për ndeshjen Shqipëri-Greqi 
Nisur nga sulmet e fundit në Bruksel dhe gatishmëria në të cilën është vendosur edhe Shqipëria, drejtoria e policisë në Elbasan ka marrë masa maksimale për ndeshjen e kombëtares Shpresa Shqipëri- Greqi, e cila do të zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin kombëtar ‘Elbasan Arena duke vendosur në gatishmëri 200  punonjës  policie për garantimin e rendit dhe sigurisë.
 
Policia u kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet me makinë, pasi disa akse do të bllokohen, ndërsa përballë dhe përreth stadiumit do të ndalohet parkimi.
 
Nisja e futjes në stadium për tifozët do të bëhet nga ora 16:00, teksa tifozëve u kërkohet që përpos biletës të jenë të pajisur me vete edhe me kartën e identitetit, ndërsa ndalohet futja e sendeve të forta dhe fishekzjarrëve, pasi në të kundërt nuk do të lejohen.
 
Ndeshja derbi me Greqinë zhvillohet në kuadër të eliminatoreve të kampionatit evropian.


Njoftimi i plotë
 
Masat e marra nga Policia e  Elbasanit për zhvillimin normal të ndeshjes   ndërkombëtare  të  futbollit  ndërmjet  ekipeve  Shqipëri  (Shpresa)  dhe  Greqi
 
Drejtoria Vendore   e  Policisë  Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal të ndeshjes  ndërkombëtare  të  futbollit  ndërmjet  ekipeve  Shqipëri  (Shpresa)  dhe   Greqi,  e cila do të  zhvillohet   sot   më  datë   24.03.2016,  në  orën  18:00,  në  Stadiumin  Elbasan  Arena.
 
Sa me sipër ,    sot  më  datë  24.03.2016,    ju  bëjmë  me  dije  se:
 
             Në   orën  15:00,  nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit,  deri  në  përfundim  të  ndeshjes.
 
             Nga  Bulevardi  “Kamber  Sejdini”,   duke  filluar  nga   Kryqëzimi  I  romëve  deri  tek  Kryqëzimi  I  tapetave  në  orën  16:00,  nuk  do  të  lejohet   lëvizja  dhe  parkimi  I   mjeteve
 
Bëjmë  me  dije  se  hyrja  e  sportëdashësve   do  të  fillojë  në  orën  16:00,  me  qëllim  për  të  shmangur  rradhët  e  gjata  në  hyrje  për  në  Stadium.
 
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen   200  punonjës  policie,  nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë    Elbasan.
 
Nuk do te lejohet   marrja e femijëve të  mitur pa u pajisur me biletë
Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me   biletë  dhe  me   kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të  çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha  apo  metale  (të  çfarëdolloji)
e) çelësa  të  ndryshëm
Në të  kundert  NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.
Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit.
Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen,    përreth   Stadiumit,  nga  ora   16:00   dhe  deri   në  përfundim  të   ndeshjes,   të  marrin  masa    të  jenë  të  mbyllura.
Drejtoria Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë   24  Mars  lëvizjen e tyre me automjet   brënda  qytetit  të  Elbasanit, ç’ka do të   sillte   një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.
 
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)