Masat anti COVID/ Vijon 'ora policore' pas 22:00, edhe për 2 javë universitetet online, pezullim i fluturimeve me Britaninë deri më 18 janar! Shqetësuese rritja e rasteve te moshat e reja

Edhe pse ka një rënie të lehtë të rasteve të të infektuarve, problematikë vijon të mbetet ende transmetueshmëria e lartë e COVID-19 dhe rritja e infektimeve te moshat e reja 25-34 vjeç. Për këtë Komiteti Teknik i Ekspertëve për COVID-19 theksoi se masat anticovid do të vijojnë të jenë në fuqi, ku ora policore prej 22:00 do të qëndrojë ende për një periudhë të pacaktuar, ndërsa mësimi në universitete do të zhvillohet online edhe për të paktën 2 javë të tjera.

Pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe për shkak të shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit, Komiteti i Ekspertëve tha se ato do të jenë të ndaluara deri më 18 janar.

"Mendohet se kjo situatë e qëndrueshme është pasojë e masave të 2 javë të fundit, të vazhdojnë në fuqi ora policore pas orës 22:00, universiteti edhe 2 javë online dhe po kështu fluturimet me Britaninë e Madhe të mbeten të pezulluara deri në datën 18 janar", tha drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli.

Ndërsa drejtoresha e ISHP-së , Albana Fico bëri me dije se për periudhën 2 javore nga 23 dhjetori deri më 5 janar mosha mesatare e të infektuarve është 48.7 vjeç dhe më e prekur është grupmosha 55-64 vjeç. Gjithashtu qarku me numrin më të lartë të rasteve pozitive në këtë periudhë ishte Gjirokastra dhe ndiqej nga Tirana e Lezha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
Brataj: Që prej fillimit të pandemisë rreth 700 mijë thirrje dhe 150 mijë vizita

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, bëri me dije shifrat e përballjes me COVID që prej fillimit të pandemisë deri në ditën e fundit të vitit të kaluar.

Brataj tha se janë bërë rreth 700 mijë thirrje gjatë kësaj periudhe dhe janë kryer 150 mijë vizita.

"Rreth 700 mijë thirrje janë bërë që prej fillimit të pandemisë deri më 3 dhjetor. Kemi bërë 150 mijë vizita 55% në banesë, 45% drejt spitale.

Numrat më të mëdhenj të pacientëve trajtohen kryesisht në banesë. Qendra Kombëtare do të vijojë të bëjë pikën lidhëse, që nga skedimi për tampon, informimi dhe lidhja me të gjitha sistemet", tha ai.

Ora 12:27
Infektimet për periudhën 23 dhjetor-5 janar/ Fico: Mosha mesatare 48.7 vjeç! Gjirokastra qyteti më i prekur

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se gjatë periudhës 2 javore 23 dhjetor-5 janar ka një rënie të lehtë të rasteve, megjithatë mbetemi ende në një situatë ku transmetueshmëria është e lartë. Ajo tha se në këto dy javë mosha mesatare e të infektuarve është 48.7 vjeç dhe më e prekur është grupmosha 55-64 vjeç.  Gjithashtu qarku me numrin më të lartë të rasteve pozitive në këtë periudhë 2 javore ishte Gjirokastra dhe më pas ndiqej nga Tirana e Lezha. Fico ka bërë dhe një përmbledhje të situatës epidemiologjike referuar të dhënave javore ndërkohë që ka bërë me dije se është vënë re një rritje e rasteve pozitive në moshat 25-34 vjeç.

“Vetëm gjatë javës së fundit niveli i incidencës është ulur dhe është në vlerën 110 raste për 100.000 banorë. Incidenca e rasteve me COVID-19 për Shqipërinë është 227 raste për 100,000 banorë krahasuar me dy javët e mëparëshme 9-22 Dhjetor ku incidenca e rasteve me COVID-19 ishte 330 raste për 100,000 banorë. Vendin më të rëndësishëm të rasteve të konfirmuara e zë grupmosha 55-64 vjeç me 20% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18% të rasteve të konfirmuara dhe grupmosha 45-54 vjeç me 17% të rasteve. Vihet re që ka një rritje në grupmoshën 25-34 ndaj gjejmë rastin të bëjmë një apel tek të rinjtë, të zbarojmë masat, të mos grumbullohen pasi kjo përkthehet në raste infektimi. Gjirokastra është me numrin më të lartë të të infektuarve për këtë peridudhë dhe më pas vjen Tirana dhe Lezha.  Situata për këto dy javë mbetet e qëndrueshme  dhe zbritje të lehtë që do të shihen në vijimësi”, tha Fico.  

Në fjalën e saj Fico e ka përshkuar situatën si të qëndrueshme, por duke bërë thirrje që nuk ka vend për kënaqësi pasi duhet të vazhdojmë me respektimin e masave.

“Situata për këto dy javë mbetet e qëndrueshme me zbritje të lehta të cilat janë për t’u parë në vijimësi. Nuk ka vend për vetëkënaqësi. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që në fund të ditës ne jemi akoma në një situatë ku transmetueshmëria është e lartë, ku pozitiviteti është ai që ne përmendëm ku rastet spitalore vazhdojnë të jenë të rëndësishme si numër dhe mbi të gjitha jemi në pikën ku duhet të jemi tejet të kujdesshëm në zbatimin masave”, bëri thirrje Fico.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët