Masat anti-COVID në kufi, radha e automjeteve nga Kosova që duan të futen në vendin tonë shkon në 12 kilometra! Qytetarët: Kemi 3 orë që presim

Autobusë kamionë e makina të vogla në Kosovë, vijojnë edhe mëngjesin e sotëm të presin me orë të tëra për të hyrë në Shqipëri nga dogana e Morinës. Radha e automjeteve ka shkuar në 12 kilometra, deri në fshatin Zhur të Kosovës, ndërsa qytetarët ankohen për pritje deri në 3 orë.

Në Morinë po punohet me kapacitete të plota dhe forca të shtuara, e po ashtu procedura e verifikimit të dokumenteve anti-COVID është e shkurtër, sërish është e pamundur shmangia e radhëve në kufi.

Situatë kaotike në Morinë ishte edhe një ditë më parë, pasi në vend ka nisur nga dje zbatimi i masave të reja anti-COVID në kufi. Të gjithë personat që duan të hyjnë në Shqipëri, duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte: të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë, të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve apo testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen në atdhe dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Këto masa të reja kanë shkaktuar kaos në pikat e kalimit kufitar, ku në Morinë është regjistruar në radhë kilometrike makinash nga Kosova drejt vendit tonë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Masat anti-Covid, drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë në Kapshticë: Jemi detyruar të karantinohemi për 14 ditë, nuk është e drejtë

Sikurse u lajmërua duke filluar nga data 6 shtator kriteret e vendosura nga Komiteti Teknik i Eksperteve për hyrjen në Shqipëri nuk i përjashtojnë  drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rënde për të cilët me herët nuk ka patur kufizime

Eglen Xhelollari është një prej tyre i cili ditën e sotme është detyruar nga policia kufitare të karantinohet për 14 ditë sepse nuk ka paraqitur asnjë nga dokumentacionet e kërkuara pasi ka hyrë Shqipëri nga shteti grek. Sipas tij, këto kufizime për këtë kategori nuk janë të drejta.

'Nuk kam test që të kaloj në Greqi. Më kanë kërkuar që të rri 14 ditë në karantine, por për mua nuk është e drejtë. Sot e kanë bërë këtë të drejtë që ne të vazhdojmë dhe të bllokohemi. Ne kur ishte pandeminë e madhe nuk na ka penguar asnjë dhe nuk kemi pasur probleme as jashtë.'- tha Xhelollari.

Numri i lëvizjeve ka qënë i pakët edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe të Tushemishtit.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Të vendosur dhe kreativë, këto janë shenjat më të talentuara të horoskopit

Të vendosur dhe kreativë, këto janë shenjat më të talentuara të horoskopit