Vaksinë, tampon ose test serologjik, 3 kushte të reja në kufi! Radhë kilometrike nga Kosova drejt vendit tonë, dhjetëra të kthyer nga Qafë-Thana! Rinasi vendos karantinim për 20 shqiptarë

Për të gjithë ata që do futen në Shqipëri ditën e sotme, do duhet t'i nënshtrohen rregullave të reja anti-COVID në kufi. Komiteti Teknik i Ekspertëve më 30 gusht vendosi 3 kushte për qytetarët që duan të futen në Shqipëri. E para, të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

Së dyti, nëse nuk kanë bërë vaksinën, atëherë duhet të kenë patjetër testin PCR negativ brenda 72 orëve dhe së fundmi testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Këto masa të reja kanë shkaktuar kaos në pikat e kalimit kufitar, ku në Morinë është regjistruar në radhë kilometrike makinash nga Kosova drejt vendit tonë, e ndërsa në Qafë-Thanë ka pasur dhjetëra familje që janë kthyer, kjo sepse nuk janë dakord që t’u bëjnë testin e shpejtë fëmijëve. Rregullat vlejnë për fëmijët mbi 6-vjeç, por kjo sipas tyre është e padrejtë.

Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen në atdhe dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit. Pra nëse rezidentët nuk kanë as vaksinë, as nuk kanë bërë tampon, dhe as nuk kanë bërë testin serologjik, duhet të vetëkarantinohet për 10 ditë në shtëpinë e tij. Ndërsa një shqiptar jo rezident që kërkon të hyjë në atdhe pa vaksinë, tampon, apo test serologjik, ndryshe nga shqiptari resident, nuk ka të drejtë të vetëkarantinohet 10 ditë, por i duhet të kthehet në vendin nisjes. 

Nga ana tjetër, në aeroport do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre, dhe mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme.  Këto rregulla të reja janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri, e ndërsa nuk janë në fuqi për fëmijët deri në 6 vjeç.

Rregullat e reja
Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave
Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar dhe siç po reflektohet ky ndryshim edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve.
 

Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:56
Në fuqi masat e reja anti-COVID-19 në kufi, situata në Muriqan e qetë! 23 shqiptarë në karantinim, të tjerë iu drejtuan testeve të shpejta

Në një kohë kur masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi dhe po zbatohen në të gjitha pikat kufitare, në Muriqan pavarësisht fluksit të shtuar për shkak të procedurave, situata paraqitet e qetë.

Kjo, pasi shumica prej 460 qytetarëve që deri më tani kanë kaluar kufirin, prej të cilëve 99 shqiptarë, ishin të pajisur me pasaportën COVID, testin PCR apo vërtetim se kishin kaluar virusin.

Për të gjithë personat që nuk janë të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm anti-COVID për të kaluar kufirin, ka dy zgjidhje.

E para është të plotësojnë formularin e karantinimit, që zgjatë 10 ditë. Një rregull i cili mund të aplikohet vetëm për shtetasit shqiptarë ose rezidentët në Shqipëri.

Deri më tani në Muriqan janë plotësuar 23 formularë të tilla.

Ndërsa zgjedhja e dytë, sipas raportimeve të Gazetarit të Report Tv, Ergys Kavaja, është të bëjnë testin e shpejtë, i cili shpërndahet nga një kopani në afërsi të pikën kufitare shqiptare, në tokën malazeze.

Megjithëse fluksi është shtuat për shkak të procedurave, situata është në kontroll dhe gjithçka po ecën siç duhet.

Ora 11:53
Masat e reja, deri më tani 20 shqiptarë të karantinuar pasi u futën në Shqipëri nga Rinasi! Të huajt që s'plotësojnë kushtet kthehen

1630922097_alnetrinas.jpg

Pas masave të reja që kanë hyrë në fuqi sot në të gjithë pikat kufitare të vendit, vetëm në orët e para të ditës së sotme për 20 qytetarë shqiptarë është marrë vendimi që të karantinohen 10 ditë.

Ndërkohë që mësohet se deri më tani të gjithë të huajt e paraqitur në Shqipëri nga ora 00.01 janë të rregullt me teste vaksine.

Të huajt që do të paraqiten pa kushtet e kërkuara në udhëzim do të kthehen pas me avionin e linjës që kanë ardhur. Kush shkel karantinën 10 ditore në fuqi masa administrative 700 mijë lekë gjobë.

Ora 11:22
Komandati i Kufirit në Morinë për Report Tv: Vetëm gjatë gushtit kanë hyrë 1.8 mln qytetarë! Kemi rritur me 50% numrin e personelit

 

Komandati i Kufirit në Kosovë, Nexhmi Krasniqi ka deklaruar se situata në pikën e kalimit kufitar të Morinës është më e qetë se krahasuar me ditët e tjera. Megjithatë, për Repor Tv, ai shtoi se po punohet me personel të shtuar.

“Janë të gjitha masat që i kërkon Kosova, i ka vënë edhe Shqipëria, nuk ka fluks siç ka pasur dje dhe pardje, sot është gjendja më stabile. Është vendimi i qeverisë dhe ne jeni në gatishmëri anti-COVID, ka tollovi në kufi. Ne për shkak të këtyre tollovive, kemi rritur 50% numrin e personaliet, të Vermicë, 1.8 mln qytetarë për muajin gusht, shumica e Kosovarëve duke qenë se shkolla nis në 13 kanë gjetur kohë për të bërë plazh në Shqipëri. Ne po apelojmë vazhdimisht që të pajisen me dokumente që të mos na krijojnë tollovi. Menaxhimi i situatës po menaxhohet mirë distanca dhe mbajtja e maskave, të gjithë kanë maska”, tha Krasniqi për Report Tv.

Ora 11:16
Rregullat e reja anti-COVID në kufi, shqiptarët e Kosovës që duan të hyjnë në vendin tonë, grumbullohen te pika e testimit të shpejtë! Rrezik për infektime

Masat e reja anti-COVID në kufi kanë shkaktuar radhë kilometrike automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë, ku shumë qytetarë, në mungesë të dokumenteve janë grumbulluar te pika e testimit të shpejtë në afërsi të doganës. Shumë prej tyre janë pa maska apo nuk i kanë vendosur siç duhet dhe në mungesë të respektimit të distancimit social, duke rritur rrezikun për ta kthyer pikën e testimit të shpejtë në një vatër infektimesh.

Ora 09:22
Masat anti-COVID në kufi, dhjetëra familje të kthyera nga Qafë Thana: S’mund t’u bëj test të shpejt fëmijëve, jam i zhgënjyer

 

Masat anti-COVID në kufi janë të vlefshme edhe për fëmijë mbi 6 vjeç, por shumë prindër nuk kanë pranuar që t’u bëjnë test të shpejt fëmijëve të tyre për këtë arsye në Qafë Thanë ka pasur dhjetëra familje që janë kthyer pas. Një shtetas nga Tetova me profesion edhe mjek thotë për mediat se kjo është anormale. Ai thotë se është krim t’i bësh fëmijës test të shpejt, kur në Maqedoninë e Veriut dhe çdo vend të rajonit nuk ka masa të tilla.

“Duam të kalojmë disa ditë pushim, por papritmas u bllokuam me pretekstin që duhet të kenë PCR test, nuk e di a është një kusht që e kanë shtetet e tjera, por ja që shteti amë na bën një shantazh të tillë, na vjedh në mes të rrugës në ditë me diell. Do bëjmë një konsultë familjare, nuk u bëj testin fëmijëve, unë jam mjek dhe në Maqedoni nuk di të bëjnë test fëmijëve, jam i zhgënjyer tej mase. Ky test në çdo vend europian është 80 cent, ndërsa në vendin tonë është 2 euro, në çdo farmaci me llogari fiskale, ndërsa këtu të njëjtën 25 euro, shpesh testohem çdo ditë”, tregon qytetari.

Ora 09:05
Masat anti-COVID, radhë kilometrike automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë! Shumica vijnë për pushime! Dyndje në pikat e testimit të shpejtë pranë Doganës

 

Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja Anti-COVID në kufi, gjë që ka shkaktuar radhë kilometrike nga Kosova për të hyrë në Shqipëri. Automjete të vogla, autobusë, mjete të tonazhit të rëndë, janë në pritje për të hyrë në vendin tonë përmes doganës së Morinës. Fluksi i qytetarëve është shumë i lartë, shumica e të cilëve vijnë për pushime në vendin tonë. Qytetarët shprehen të irrituar për shkak të orëve të gjata të pritjes, ndërsa thonë se në kufi janë paraqitur me kushtet që duhen plotësuar për të kaluar kufirin.

"Po vijmë për pushime, i kemi ditur që ka masa të reja, por jo dhe kështu. Unë e kam bërë vaksinën, kemi 2 orë që presim këtu", thotë njëri prej tyre.

"Kam një orë që po pres këtu, po na thonë që duhej të kisha bërë të dyja dozat, unë kam bërë vetëm një, nuk e dija. Është bllokuar kufiri, nuk kemi ça bëjmë", shprehet një tjetër.

"Unë po shkoj në Durrës, është shumë e pakuptueshme, masat janë marrë dje, ne nuk na njoftoi njeri. Jam i vaksinuar, kemi 1 orë që po presim këtu", thotë një tjetër shqiptar i Kosovës.

Kjo situatë ka shkaktuar dyndje në pikën e testimit të shpejtë pranë Doganës.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anomas: 06/09/2021 15:14

    Situata te tilla jane gjithandej edhe ne qendrat shendetesore ku kryhet vaksinimi i popullates, nje keqmenaxhim dhe infermiere pa maske dhe grumbullime njerezish qe behen vater per shperndarje infeksioni...pastaj bejme propagande per vaksinim kur vete ato qe punojne aty jane skandal ...ketu flas per Durresin ku perjetova nje situate skandaloze ne qendren e lagjes nr.11...shteti

    Përgjigju
  • Rea: 06/09/2021 11:53

    Filloj korrupsioni perseri me teste fallso vetem per 500 leka te reja ne gjdo cep te Shkoders.

    Përgjigju
  • Altin: 06/09/2021 10:11

    Masat kot. Kush i kontrollon dot qe do bejn karantine 10ditore? Le te themi qe cdo dite futen 4000 persona, qe duhet te bejn karantine sepse nuk kan ansje nga ato kushte , kush do kotrolloj dot 4000 persona qe e benj karantinen edhe muk jan ne plazh ose te kafe? Ne cdo ved te botes nuk ka gje te tille,ose ploteson kushtet ose kthehesh pas Vetem ne albanistan te thot po nuk ke ato kushte ik bej karantine, e kush so te shoh ku je?

    Përgjigju
  • Vladimir: 06/09/2021 09:41

    E palejueshme krejt kjo situate. Rregullat e reja, qe jane normale ne situaten e krijuar, nuk ka asnje arsye qe te vendosen me urgjence duke i gjetur njerezit te papergatitur. Normalisht duhet te liheshin 5 dite kohe. Testet per femijet me duken te ekzagjeruara. Lidhur me çmimet e testeve, sinqerisht, sinqerisht jane perbindesha. Ata qe duhet ti kontrollojne laborateret ne pikat e kufirit dhe heshtin ose jane lolo, ose bashkpunetore ne grabitje.

    Përgjigju
  • Nje Qytetar: 06/09/2021 07:12

    Ju lutem ju te redaksis! A mund ti sqaroni Shqiptaret qe dalin per pune & Tregti ditore ne Mal te Zi?se policia Shqiptare po i ndalon!ju lutem brenda mundesive nae sqaroni kete pune se po mbesim pa pun per nje mos sqarim ,dhe po i lihet shkak Policve per abozim .mundsisht sqaronie same pare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë