Masat fiskale marrë gjatë
fushatës rrezikojnë anulimin

Masat fiskale marrë gjatë<br />fushatës rrezikojnë anulimin
TIRANE - Ndërkohë që pritet të ndërrohen qeveritë, po shtohen dyshimet nëse do të nisë apo jo zbatimi i masave fiskale, të cilat u miratuan si lëvizje elektoralenë, në fund të ekzistencës së qeverisë Berisha.

Gjatë dy apo tre muajve të fundit qeveria ka marrë një sërë vendimesh për ndryshime fiskale në disa sektorë të ekonomisë, kryesisht në bujqësi.

Heqja e TVSH-së për makineritë e pajisjet e importit, zerimi i tatimit mbi të ardhurat personale për pagat nën 30 mijë lekë, zerimi i taksës së punës për tre vjet për të punësuarit e rinj, heqja e TVSH-së për inputet bujqësore, deri tek kafshët e racave, janë masa që, edhe pse kanë hyrë në fuqi, ende nuk janë bërë efektive.

Fillimisht, opozita u shpreh parimisht dakord me këto masa, ndërsa hodhi dyshime për përfitueshmërinë e tyre. Sipas qëndrimit të deklaruar, këto lehtësi fiskale duhet të pësojnë ndryshime, në mënyrë që të rritej përfitueshmëria për disa shtresa të popullsisë.

Sipas përllogaritjeve të ministrisë së Financave, efekti financiar këtyre lehtësive arrin në 4.2 miliardë lekë, që supozohej të kompensoheshin nga rritja e prodhimit dhe investimeve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore