BRUKSEL - Së shpejti mund të ketë një ndryshim për këdo që do të dojë të hyjë në kufijtë e BE-së. Komisioni Europian kërkon të marrë shenjat e gishtave të tw gjithw atyre personave që hyn në BE, pas një propozimi të ri për ‘kufijtë inteligjentë’. Por sipas kritikëve ky propozim është shumë i kushtueshëm dhe rrezikon të shkelë të drejtat e privatësisë.
 
Sipas Komisionit, sistemi është i nevojshëm për të përditësuar pikat e kontrollit kufitar, të ulë kohën e pritjeve dhe të ndihmojë rojet kufitare për të implementuar më mirë rregullat doganore të BE-së duke grumbulluar në një database, të dhënat personale të të gjithë qytetarëve që nuk kanë pashaportë europiane dhe janë mbi moshën 12 vjeç.
 
Të dhjetë gishtat e dorës duhet të skanohen në mënyrë që kushdo të nuk ka kartën e identietit me vete, të mund të identifikohet në bazë të shenjave të gishtave.
 
Paketa përfshin një system Hyrje/Dalje dhe Registered Travellers Programme (RTP).Njerëzit që duan të regjistrohen në RTP, do t’u duhet të paguajnë 20 euro pë të skanuar gishtërinjtë dhe do të mund të kalojnë kufirin e BE me një talon të veçantë i cili skadon për një vit.
 
Redaksia online
(ed/ac/shqiptarja.com)