Masat kufizuese jepen me telefon nga Rama? Koraqi në Report Tv: Kemi muaj pa folur me kryeministrin! Në shtator rritje të rasteve me COVID, por s’do ketë mbyllje totale

TIRANË- Shefi i shërbimit të Mikrobiologjisë, Andi Koraqi ka hedhur poshtë mundësinë që të ketë një mbyllje totale të vendit, si në vjeshtë e kaluar për shkak të variantit të ri Delta, edhe pse shprehet i bindur se në shtator do të ketë një rritje drastike. Megjithatë, në studion e Report Tv në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ai tha se rritja e rasteve nuk do të jetë në përmasa drastike. Kjo për shkak edhe të procesit të vaksinimit, që sipas Koraqit në vendin tonë ka ecur me ritme të mira.

“Është shumë i rëndësishëm niveli i vaksinimit dhe ne kemi ecur mirë dhe rritja nuk do jetë drastike që të kërkojë mbyllje totale të vendit. Dalja e varianteve të reja nuk e respekton më termin e imunitetit të tufës. Vaksinimi masiv na bën që të mos kemi raste të rënda dhe vdekje”, tha Koraqi.

Ai ka sqaruar edhe një herë se masat kufizuese i merr Komiteti Teknik i Ekspertëve, pjesë e së cilës është edhe ai, dhe jo nga kryeministri Edi Rama, siç është folur shumë.

“Kemi dy armë që të luftojmë virusin masat mbrojtëse dhe vaksina, nëse nuk aplikojmë këto dy faktorë, atëherë patjetër që do kemi rritje të rasteve. Jemi në një situatë shumë të qetë. Kemi një incidencë shumë të vogël dhe masat e marra të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Kemi disa muaj që nuk kemi pasur kontakt me Ramës, i kemi marrë vetë masat”, tha ai.

Koraqi vuri theksin te vaksinimi pasi tha se ai mbron nga vdekshmëria si pasojë e COVID-19, edhe ndaj variantit Delta, si edhe nëse janë marrë 2 dozat kalohet një formë e lehtë e sëmundjes.

“Është e sigurt që vaksinat mbrojnë 100% nga vdekshmëria edhe nga variant Delta, dhe 90% nga kërkesa për kujdes spital. Ato janë infektuar, por të 6 kanë qenë me forma të lehta të sëmundjes, pra nëse bën 2 doza mund ta kalosh pa shenja klinike”, tha Koraqi.

Një nga çështjet që ka hasur shumë diskutime është vendosja e orës policore për muzikën. Koraqi dha arsyet se përse ajo vijon të jetë në fuqi.

“Momenti i pajisjes së muzikës është edhe momenti i grumbullimit të rinjve dhe orët e vona janë kur janë konsumuar pije alkoolike dhe masat mbrojtëse kanë shkuar në zero dhe prandaj mbyllet muzika”, përfundoi Koraqi në studion e Report Tv.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen