Masat kundër aksidenteve/ Mitat Tola apel shoferëve: Nëse vjen me shpejtësi 140 km/h nuk ka rrethrrotullim që të të mbajë

TIRANE - Pak orë pas aksidentit me vdekje në rrethrrotullimin e TEG-ut, kreu i policisë rrugore Mitat Tola i bën apel drejtuesve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë.

Nisja e sezonit turistik e gjen në gatishmëri policinë rrugore. Efektivë të shtumë janë të vendosur në pikat e konsideruara të nxehta, veçanërisht gjatë verës. Dalja nga Tirana, pjesa e Gjirit të Lalzit, segmenti rrugor nga Durrësi për në Vlorë,  por edhe trafiku urban brenda qytetit të Vlorës dhe qarkullimi për në bregdet, janë pika që kthehen në makth për pushuesit me radhë të gjata trafiku. Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, thotë se drejtuesit e automjeteve duhet të përdorin edhe rrugët alternative, për të shmangur trafikun.

Një ndër to është rruga nga Peqini dhe Rrogozhina, që shmang dukshëm trafikun në autostradën Tiranë-Durrës dhe anasjelltas.

"Sezoni turistik për policinë rrugore ka filluar herët me masa përgatitore në mars-prill-maj. Ndërkohë që sot është një ditë normale e monitorimit në akset rrugore, në zonat turistike. Në të gjithë këto segmente ka shërbime shtesë të policisë që monitorojnë, shohin shkeljet më të dukshme të tyre, dhe bëjnë kujdes që njerëzit të shkojnë të sigurt dhe të kthehen të sigurt. Akset më të ngarkuara të shtunën dhe të dielën, mbeten dalja nga Tirana, pjesa e Gjirit të Lalzit, pjesa e segmentit rrugor nga Durrësi në Vlorë, por edhe trafiku urban në qytetin e Vlorës deri në zonën e plazhit. Mbetet problem edhe Saranda", tha Tola.

Problematik mbetet edhe akti Fushë-Krujë - Thumanë, që kushdo ka kaluar nuk mund të harrojë trafikun që krijohet për shkak të kalimit të shpeshtë të kamionëve në këtë zonë. Drejtori Tola thotë se është bërë zhvendosja e kamionëve nga Vora në drejtim të Fushë-Krujës, që tani kalon në Tiranë, Kamëz, pra rrotullohet. "Kjo ka bërë që trafiku të jetë i menaxhueshëm përmes rrugëve alternative", tha ai.

Përveç shtimit të patrullimeve, një tjetër mënyrë e kontrollit të rrugëve janë edhe radarët dhe kamerat.

"Në themel është kontrolli i shkeljeve për shpejtësinë, që konsumojnë alkool, vendosja e rripit të sigurimit etj, shkelje që evidentohen nga kamerat, radari etj. Edhe në momentin kur nuk ndalet dot shoferi vendoset gjoba dhe i dërgohet në adresën e banimit të pronarit të makinës. Gjoba e tyre shkon me postë në shtëpi. Normalisht ky sistem ka filluar të funksionojë dhe do të përmirësohet më tej me përsosjen e sistemit të adresave", tha drejtori i Policisë Rrugore.

Numri i aksidenteve dhe pasojave të tij është në trend ulës - thotë Tola - megjithatë kjo nuk e ul vëmendjen e policisë për të vlerësuar masat që duhet të merren.

"Krahasuar në numrin e aksidenteve, është trend ulës. Por normalisht për policinë rrugore cdo aksident është i rëndësishëm në aspektin që duhet vlerësuar në marrjen e masave", tha Tola.

Drejtuesi i Policisë Rrugore ka edhe një apel për drejtuesit e automjeteve, kur thotë se sado masa të marrë policia, është e kotë nëse ato nuk shkojnë në një linjë edhe me respektimin e normave rrugore nga vetë shoferët. Bën thirrje që të mos përdorin celularët, duke dhënë një statistikë se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti janë marrë 90 masa adminsitrative për përdorimin e celularit në timon.

"Thirrje shoferëve mos të ecin me shpejtësi, të lidhen gjithmonë me rrip sigurimi, të sigurojnë fëmijët në sediljet e tyre, respektimi i distancës së sigurisë, të mbajnë gjithmonë vëmendjen në timon dhe jo në celular. Kjo sjellje është ndëshkuar më shumë. Janë 90 mijë masa vetëm për 6 muajt e parë.

Rrethrrotullimi i Elbasanit. Edhe përmirësimi i fundit që u bë nga Enti i Rrugës duhet të lidhet me sjelljen e drejtuesit të mjetit, të respektojnë normat e qarkullimit rrugor. Çfarëdo rregullimi të bëhet duhet të respektohet sinjalistika dhe në rrethrrotullim duhet të shkosh me shpejtësi drejt zeros, nëse vjen me shpejtësi 140 km/h nuk ka rrethrrotullim që të të mbajë. Përmirësimi, pa sjelljen e shoferit, nuk ka mundësi të shmangë aksidentet", përfundoi drejtori i përgjithshëm i Policisë Rrugore.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 21/07/2019 00:06

    Te shtojne dhe ca rrethrrotullime si ai i Teg se qenka ilac per shoferat legena.

    Përgjigju
  • Xxx: 20/07/2019 20:27

    O tole ver radaret elekronik se ato nuk te falin as ty po bere kondravajte nuk e kontrollon dot qarkullimin duke ndenjur ne hije dhe duke pare e gjithe bota me radar punon

    Përgjigju
  • Alushi: 20/07/2019 13:19

    Shko or toce ja noj qofte se per ate pune je ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë