TIRANË - Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Tiranë në afërsi të TEG-ut, ku një mjet është përplasur me bordurat e rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 31-vjeçari me inicialet B. M..
Nga informacionet e para bëhet me dije se 31-vjeçari ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurat tek rreth- rrotullimi i TEG-ut, vend në të cilin kanë ndodhur edhe aksidente të tjera me pasojë vdekjen e disa personave.
Në po të njëjtin vend në datë 16 qershor për shkak të shpejtësisë një automjet u fut përmes rreth- rrotullimit dhe u përplas me bordurën dhe për pasojë humbën jetën tre pjesëtarë të një familjeje dhe një tjetër mbeti i paralizuar.

Makina e aksidentuar
-
Me vjen keq per humbjen e jeteve, por fajin nuk e ka kurrsesi rrethrrotullimi. Ai eshte aty me gjithe sinjalistiken perkatese dhe nuk esht se te del perpara papritur.Faji esht shume edhe I policise rrugore,e cila duhet te jete shume me e rrepte ,ne kete pike kur njerzit e kane nda mendjen me vra veten dhe te tjeret ,duhet nderhyrje permes gjobave te majme per cdo shkelje dhe me sekustrim patente. Dhe ti hipin gomarit pastaj.
Përgjigju -
Jam dakort qe tek tegu duhet mbikalim ose nenkalim,por ne qytet ose diku tjeter do perballesh me rrethrrotullim,jam shofer vete dhe kam mesuar shume nga shoferat e vjeter-ne rrethrrotullim nese te dhimbset jeta shpejtesia duhet te ulet ne minimum(pervec pijanecave qe makinen e drejton shishja e rakise),rinia e sotme ne levizje me makine(celular,kufje,muziken maksimum,muhabet dhe shperqendrim po ne maksimum)nuk nga tja nise vetem zoti i ruajt.
Përgjigju -
Rrethqarkullimi i TEG-ut duhet plotësuar domosdo me mbikalim që të lidhë Unazën e Re me autostradën e Elbasanit. Po të ishte marrë si përparësi qysh në fillim interesi i qytetarëve, karrexhata do të orientohej për të vazhduar drejt zonës lindore të rrethinave të Tiranës, që të mbarohej Unaza e Re, pastaj do të ishte menduar se si të bëhen lidhje me TEG-un. Në fakt, fondet publike për Unazën e Re u përdorën që TEG-ut t’i shkonte gjithë ajo autostradë te dera. Rrethi u bë vetëm për bythën e Samir Manes, jo për qytetarët. Pa u zgjidhur ky problem, aksidentet te rrethi i TEG-ut nuk do të pushojnë.
Përgjigju -
Eshte tragjike humbja e jetes, por shoferet futen ne rrethrrotullim me shpejtesine qe vijne nga autostrada dhe me teper. Pra futen ne rreth me 110 km/h dhe aty nuk e kontrollojne dot me makinen. A thua tabelat per uljen graduale te shpejtesise jane vene kot, dhe keta jane me te zgjuarit. Eshte skandaloze gjendja e shofereve ne Shqiperi. Pjesa me e madhe nuk ja kane idene prioriteteve. Nga ana tjeter ka dhe sinjalistika te gabuara. Eshte e rendomte te shohesh femije 3-4 vjecare qe qendrojne ne kembe mbi sedilje me trupin gjysem te dale ne dritare, nderkohe qe prindi nget makinen. Keta prinder duhet te kene lindur me gjysem truri, se nuk i jap dot shpjegim tjeter. Te shkruash ne telefon nderkohe qe nget makinen eshte po aq banale. Se kush e sheh rrugen gjate kohes qe shoferi ul koken per 5-10 sekonda eshte mister. Ne Shqiperi ka nevoje per nje vullnet politik, per miratimin e nje ligji qe i zhvlereson te gjitha patentat. Te lihet nje afat tranzitor 1 vit qe ata qe kane patente te rikalojne teorine dhe praktiken falas. Pas kesaj te shumfishohen gjobat per perdorim telefoni, alkool, mos sigurimin e femijeve ne makine etj.
Përgjigju-
Dakord 100%,jane injorante te pa pergjeshem
-
-
Me vjen keq por ne vet jemi te ndergjegjshem qe esht shpejtesia qe shkakton gjith keto aksidente nuk respektojm rregullat
Përgjigju -
Rrethrrotullim ne niven ne mes te autostrades e bere vetem per qendren tregtare. Duhet mbikalim ose nenkalim, jo ne nivel. Viktimat do vazhdojne te shtohet per aq kohe sa mbizoteron grykesia.
Përgjigju -
TE MESOJN QE TE GUIDOJN MIRE MAKINAT PASTAJ TE HIPIN NE TIMON
Përgjigju -
Nuk e ka fajin rrethrrotullimi por personi qe i jep makines.... ecin sikur jane te pavdekshem....
Përgjigju -
Gjynah humbja e jetës, por po të ecin normal nuk ndodhin aksidente sidomos natën që nuk ka edhe trafik...
Përgjigju










Komente
Komento