TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online me drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Në fokus të këtij takimi, siç ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë, kanë qenë masat lehtësuese që priten të merren në ditët në vijim, për aq kohë sa kurba e të infektuarve me COVID-19 ka pësuar rënie.

"Konsultë me drejtuesit e policisë së shtetit për lehtësimet e mëtejshme dhe garantimin e standardeve të mbrojtjes nga armiku i padukshëm gjatë tranzicionit të ndërlikuar drejt normalizimit", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministri Edi Rama

Rama ka paralajmëruar më herët se në ditët në vijim do të lejohen më shumë automjete private të kompanive që lejohen të qëndrojnë hapur, megjithatë duhet theksuar se autorizimi vlen vetëm për dy fashat e orarit që përkojnë me të shkuarit dhe kthimin nga puna, që janë 05:00-8:00 dhe 16:00-17:30. Ndërkohë është zgjeruar fasha e orarit që qytetarët mund të bëjnë pazar nga 60 minuta në 90 minuta dhe mund të bëhet edhe me makinë private.