ITALI - Qeveria Italiane ka hartuar një plan masash drastike për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duke këshilluar qytetarët që të shmanget dalja nga Lombardia dhe krahinat e tjera të veriut të Italisë Modena, Parma, Piacenza, Reggio Emilia, Rimini, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Asti dhe Alessandria.

Në draftin e qeverisë i cili pritet të miratohet ditën e nesërme thuhet se duhen shmangur lëvizjet drejt këtyre zonave, me përjashtim të rasteve emergjente. Ky draft përcakton edhe një sërë zonash dhe aktivitetesh që këshillohet të shmangen gjatë kësaj kohe, që nga tubimet e mëdha, ndeshjet sportive pa tifozë dhe dasmat e apo ceremonitë fetare.

Masat ndaj koronavirusit

-Ndalohet vizita drejt shtëpisë (karantinë) së një personi i cili ka rezultuar pozitiv pas testit për koronavrirusin

-Ngjarjet sportive, ndeshjet si dhe stëvitjet të mbahen në ambiente pa publik

-Anulohen ngjarjet programuara në ambientet publike, qofshin ato në natyrës kulturore, sportive apo fetare

-Mbyllen teatrot, kinematë, pubet, dhomat e basteve, palestrat dhe pishinat. Qendrat tregtare hapen vetëm nga e hëna në të premte për të shmangur kështu grumbullimet e shumta

-Të shmangen tubimet e mëdha, për të respektuar distancën një metër mes vizitorëve

-Pezullohen ceremonitë fetare

-Lejohet të qëndrojnë hapur restorantet dhe baret me kushtin që të respektohet distanca e sigurisë mes njerëzve 1 metër, me sanksionin e pezullimit në rast të shkeljes së këtij kushtu

-Kufizohen vizitat tek të moshuarit në Azilët e Pleqve, të cilët kanë më shumë propabilitet që të preken nga sëmundjet respiratore

-Ende nuk dihet nëse edhe mjetet e trasnportit hekurudhor dhe ajor do të pezullojnë udhëtimet drejt Milanos.

Deri tani koronavirusi ka shkaktuar 233 viktima në Italinë fqinje, ndërkohë që raportohen për 5061 persona të infektuar, ndërkohë që 589 prej tyre janë shëruar.