Masazhoni sytë për të patur
një shikim të relaksua

Masazhoni sytë për të patur<br />një shikim të relaksua
Kur zona e konturimit të syrit duket e mbushur me rrudha, sigurisht që kjo është një ndjesi negative. Nëse refuzoni të përdorni syzet, rezultati nuk do të jetë i dukshëm menjëherë, por pas disa vitesh po.
Nëse teknologjia na ka thjeshtuar jetën , na ka lodhur në të tjera drejtime, një ndër ta është stresi dixhital.
 
Për të shpëtuar nga sëmundjet  moderne, një mjet i lashtë është vetë-masazhi i frymezuar nga teknikat  japoneze në zonat që pësojnë më shumë presion nga dizhitalizimi.
Praktikojeni në fushat specifike rreth syve për të çlodhur muskujt.
 
Qëndroni në gjysmë-errësirë ​​për rreth dhjetë minuta, pastaj shtypni shuplakat e të dyja duarve në qepallat e mbyllura, duke e çliruar energjinë. Përsëriteni 3 herë.
Pastaj, me gishtin tregues, masazhoni lehtësisht me lëvizje të rrumbullakta rreth kockaveve në anë të syrit, këtë përsëriteni 3 herë.
 
Si duhet aplikuar kremi antirrudhë

Produktin masazhojeni në mënyrë rrethore duke filluar nga tëmthat ,më pas drejt syrit në drejtim të futjes së hundës. Përsëriteni këtë lëvizje deri në përfundim të aplikimit.

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut