Kreu i ILD-së, Artur Metani, teksa ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend, ka deklaruar se për rastin e gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, duhet të pritur fundi i hetimit penal.
Metani tha se në fundt të procesit penal, do të vlerësohet nga ILD nëse ka fakte për të filluar një procedurë disiplinore ndaj Irana Gjokës,
“Ky fakt ka natyrë penale e tha edhe prokurori i përgjithshëm, kemi të bëjmë me një hetim dhe vetëm në përfundim të hetimit penal, ILD do vlerësojë mbi përgjegjesinë disiplinore dhe administrative të magjistrates Gjoka. Ligji për statusin e hetimit disiplinor, i jep përparsi procesit penal në krahasim me të njëjtën procedurë disiplinore që mund të zhvillohet pë të njëjtat fakte. ILD në fund të procesit penal, do të vlerësojë nëse ka fakte për të filluar një procedurë disiplinore”, tha Metani.
Lajmi kryesor:
ILD raporton në Kuvend: Performanca e sistemit të drejtësisë, larg pritshmërive! Mbingarkesa e punës dhe çështjeve gjyqësore, cënon cilësinë e gjykimit











