TIRANË- Tri orë seancë i janë dashur gjyqtares Rexhina Merlikës t’i qëndrojë masës së caktuar nga Prokuroria ‘arrest me burg’ për Arlind Gjokutajn, Alban Rulin e Fatmir Hoxhën. Gjykata penale ka vendosur të vijojë masën e sigurisë të lënë më herët nga prokuroria deri në përfundim të hetimeve.

Para se t’u konfirmohej masa e sigurisë, gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raportoi se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj nuk u paraqit në seancë. Prej dy ditësh Gjokutaj është shtuar në spital te ‘Kardiokirurgjia’ për shkak të problemeve të tij me zemrën. Seanca u bë pa praninë e Gjokutajt dhe u përfaqësua nga avokatët e tij.

Pavarësisht pretendimeve të avokatëve dhe të pandehurit, Fatmir Hoxhaj ka folur vetë në seancë duke pretenduar se është vendim i gjykatës i vitit 2021 që është zbatuar nga ana e Ministrisë së Financave. Pra sipas tij kanë zbatuar vendimin e gjykatës, nuk kanë bërë asnjë shkelje. Përreth 2 orë Fatmir Hoxha ka folur vetë në gjykatë duke thënë të gjithë procedurat që janë ndjekur nga Ministria e Financave. Të njëjtin pretendim patën edhe avokatët e Arlind Gjokutaj që thanë se nuk ka prova për fajësinë e tij dhe nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Sipas tyre është një vendim gjykate që është ekzekutuar, pra marrëdhënie civilo-juridike sipas tyre. Avokatët e kanë paraqitur këtë vendim gjykate para trupit gjykues. Është vendim i dhënë nga Dritan Caka në Gjykatën Penale të Tiranës. Kjo nuk ka ndikuar që gjykata të ndryshojë masën e sigurisë të “arrestit me burg” derisa të sqarohet situata.

Pas konfirmimit të masës së sigurisë nga Gjykata, dy avokatët e Gjokutajt, Genc Gjokutaj dhe Sokol Hazizi kanë shmangur komunikimin me median. Por burimet e Report Tv bëjnë me dije se dy avokatët do u drejtohen ‘Apelit ‘për të ndryshuar masën pas problemeve shëndetësore të Gjokutajt.

Arlind Gjokutaj, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave është arrestuar pak ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ai ka shfaqur probleme shëndetësore rreth dy ditë më parë. Së bashku me Gjokutajn, në pranga kanë rënë edhe  përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave', Fatmir Hoxhaj. Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë. Nga kjo shumë, Ilir Thana mori vetëm 400 mijë €, teksa pjesa tjetër e parave Ilir Thanës do t’i kalonte në muajt në vijim, por skema e mashtrimit u pikas. .

Çfarë ka ndodhur hap pas hapi sipas prokurorisë:
1992-i shitet nga shteti Ilir Thanës magazina industruale
1995-Komisioni i kthimit të pronave ia merr dhe ia jep një tjetër personi
1996-Gjykata e Tiranës vendos dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
2000-Apeli konfirmon vendimin e shkallës së parë për dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
Pas vendimit të Gjykatës Ministria e Financave nis zbatimin e tij duke kthyer paratë
2005-Në shkelje të ligji Ilir Tana shet ndërtesën edhe pa qenë ligjërisht pronar
21 qershor 2022 Ministria e Financave njoftohet për shitjen e vitit 2005, megjithatë vijojnë procredurat për dhëniën e parave për Ilir Thanën, në bazë të një rivlerësimi të bërë në vitin 2021 në vlerën 82.6 milionë lekë.
9 gusht 2022-Përmbaruesi Alban Ruli rivlerëson objektin me rreth 1.2 milionë euro
Ministria e Financave nga kjo shifër i kalon Thanës rreth 400 mijë euro, një pjesë motrës së tij Shpresa Prifti
Prokuroria urdhëron sekuestrimin e llogarive bankare të Thanës dhe motrës së tij
Dhjetor 2022-Arrestohet Ilir Thana me akuzën e mashtrimit
Janar 2023-Arrestohen zyrtarët e Ministrisë së Financave me akuzën e 'Shpërdorimit të detyrës'

Skema e mashtrimit nga Thana
Gjithçka lidhet me një kontratë blerje të firmosur mes Ilir Thanës, i arrestuar në dhjetor 2022, dhe Drejtorisë së  Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992. Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, kontrata u shpall e pavlefshme dhe palët u kthyen në pozicionin e mëparshëm. Ndaj Ilir Thanos u kthye shuma prej 103.046 lekësh me të cilën ky shtetas kishte blerë objektin e magazinës. Ministria e Financave transferoi në llogarinë e Ilir Thanës shumën prej 284.139, sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.

Më tej, Ilir Thana i është drejtuar Zyrës Përmbarimore e cila në kundërshtim flagrant me ligjin  ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar Ilir Thanën në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status. E gjithë vlera e përcaktuar për t’ju dhënë Ilir Thanës është në kundërshtim me ligjin dhe cenon buxhetin e shtetit në rreth 1.200.000 euro.

Ministria e Financave ka kaluar në favor të Ilir Thanës shumën prej 48.118.366 lekësh. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të një gruaje me inicialet Sh.P. Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit, të Ministrisë së Financave dhe Gjokutajt, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur. Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e shumën e kaluar ndaj Ilir Thanës dhe llogarisë qëllimore të përmbaruesit, duke arritur të sekuestrojë deri në këtë fazë të hetimeve rreth 22.000.000 lekë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:12
Në pranga për shpërdorim detyre te ‘Financat’, Gjykata lë në burg Arlind Gjokutajn, Alban Rulin e Fatmir Hoxhën

 

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave', Fatmir Hoxhaj janë lënë në burg.

Ora 13:09
Abuzimet te ‘Financa’, lihen në burg 2 zyrtarët dhe përmbaruesi, avokatët e Gjokutajt: S’ka asnjë provë, vendim gjykatë

 

Dy avokatët e paraqitur sot në seancë, Sokol Hazizi dhe Genc Gjokutaj të cilët mbrojtën Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj thanë se nuk ka asnjë provë ndaj Gjokutajt.

Sipas tyre është një vendim gjykate që është ekzekutuar, pra marrëdhënie civilo-juridike sipas tyre. Avokatët e kanë paraqitur këtë vendim gjykate para trupit gjykues. Është vendim i dhënë nga Dritan Caka në Gjykatën Penale të Tiranës. Kjo nuk ka ndikuar që gjykata të ndryshojë masën e sigurisë të “arrestit me burg” derisa të sqarohet situata.

Pavarësisht pretendimeve të avokatëve dhe të pandehurit, Fatmir Hoxhaj ka folur vetë në seancë duke pretenduar se është vendim i gjykatës i vitit 2021 që është zbatuar nga ana e Ministrisë së Financave. Pra sipas tij kanë zbatuar vendimin e gjykatës, nuk kanë bërë asnjë shkelje. Përreth 2 orë Fatmir Hoxhaj ka folur vetë në gjykatë duke thënë të gjithë procedurat që janë ndjekur nga Ministria e Financave. Të njëjtin pretendim patën edhe avokatët e Arlind Gjokutaj që thanë se nuk ka prova për fajësinë e tij dhe nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Pas konfirmimit të masës së sigurisë nga Gjykata, dy avokatët e Gjokutajt, Genc Gjokutaj dhe Sokol Hazizi kanë shmangur komunikimin me median.

Ora 10:06
FOTOLAJM/ U arrestua për shpërdorim detyre te ‘Financat’, përmbaruesi Alban Ruli shfaqet i qeshur në gjykatë

Përmbaruesi Alban Ruli ndodhet sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë. Si duket edhe nga pamjet, ai është shfaqur i qeshur në seancë.

Kush është Alban Ruli:

Në një shkrim të Report Tv, ka sjellë më herët sesi si përmbaruesi Alban Ruli në vend që të ekzekutojë një vendim për vendosje gjobe, i konfirmuar nga Gjykata e Apelit, tenton të shpëtojë subjektin e gjobitur, me manovra procedurale dhe në tejkalim të kompetencave.  Alban Ruli, përmbarues pranë shoqërisë “ARB” u  kontraktua nga Autoriteti i Konkurrencës për të ekzekutuar një vendim të formës së prerë për vendosje gjobe, i konfirmuar nga Gjykata e Apelit, tenton të shpëtojë subjektin e gjobitur, me manovra procedurale dhe në tejkalim të kompetencave.  Alban Ruli, përmbarues pranë shoqërisë “ARB” u  kontraktua nga Autoriteti i Konkurrencës për të ekzekutuar një vendim të formës së prerë për vendosje gjobe ndaj kompanisë ‘EKMA Albania’, pronarja e 100% të aksione të tregu agro-ushqimor i Tiranës. Tregu agro-ushqimor u dënua nga Gjykata e Apelit për shkak se kryente abuzime të mëdha në kurriz të tregtarëve duke përfituar nga një pozicion monopolist. Gjoba ka një vlerë të konsiderueshme prej 43.168.617 lekë ose 430 milionë lekë të vjetra. Por, vendimi i ekzekutimit është zvarritur, pikërisht falë veprimeve të dyshimta të përmbaruesit që ka përfunduar tani para Ministrisë së Drejtësisë.

1673601086_WhatsAppImage20230113at09.59.20.jpeg

1673600872_rruli.JPG