Mashtrim në Olimpike, "e verbëra"
fiton 5 medalje, merr dhe patentën

Mashtrim në Olimpike, "e verbëra"<br />fiton 5 medalje, merr dhe patentën
Në Gjermani, ajo ishte kthyer në një yll të pishinave dhe garave zyrtare të notit. E verbër dhe me një asistencë të majme financiare në moshën 18 vjecare, Yvonne Hopf në vitin 1996 kishte fituar 5 medalje të artë në Olimpiadën e Atlantës, si atlete me aftësi të kufizuara.

Ky u cilësua si një triumf legjendar për Yvonne Hopf. të paktën të gjithë kështu besonin. Por pas dy vjetësh pllakosi heshtja dhe notarja e mbylli karrierën ende pa e nisur mirë, në një mënyrë të pashpjegueshme.

Tani revista gjermane «Der Spiegel» e ka shpjeguar sepse ajo i praktisi papritur pishinat. Gjatë një kontrolli, mjekët zbuluan se Yvonne Hopf kishte nëj kapacitet shikueshmërie më shumë se 10%.

Pra gjermania shihte mirë në pishinë. dhe nuk mund të ishte në Lojëra Paraolimpike. Pak muaj më vonë, atketja madje, mori edhe patentën me rezultate mjaft të mira.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet