TIRANË - Pas një hetimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit, është arritur të zbulohet një skemë e madhe mashtruese me rimbursimin e TVSH, e cila dyshohet se arrin në vlerën e rreth 26 milionë dollarëve.
 
Në kuadër të këtij hetimi, gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e “arrestit me burg”, për disa persona, administratorë dhe punonjës të disa kompanive që ushtronin aktivitetin në mënyrë të jashtëligjshme në fushën e grumbullimit të mbetjeve metalike. Urdhër-arrestet janë ekzekutuar gjatë orëve të fundit nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit.
 
Personat e arrestuar dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar subjekte tatimorë fiktivë, nëpërmjet të cilëve deklaronin veprime financiare, dhe kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të paligjshme rimbursimin e TVSH-së nga ana e administratës tatimore.
 
Për zbërthimin e kësaj skeme mashtruese, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka bashkëpunuar ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor. Nga veprimet proceduriale, ka rezultuar se personat e arrestuar janë administratorë të kompanive të konsideruara të Nivelit II, të cilët operojnë në veprimtarinë e mbledhjes dhe përpunimit të skrapit.
 
Këta persona dyshohet se kanë krijuar në mënyrë fiktive subjekte të konsideruara të Nivelit III, nëpërmjet të cilave deklaronin se kishin kryer aktivitet shitje-blerje.
 
Hetimi provoi se subjektet e Nivelit III janë, në përgjithësi, në emër të personave që nuk kanë mundësi reale për krijimin e aktiviteteve tregtare dhe se regjistrimi këtyre subjekteve në organet tatimore është realizuar nga ana e administratorëve të subjekteve të Nivelit II.
 
Për këtë arsye, gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë vendosi masën e “arrestit me burg”, për disa persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “falsifikimi i dokumenteve”, “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, dhe “mashtrimi”.
 
TË ARRESTUARIT SIPAS PROKURORISE SE PERGJITHSHME
GJERGJ LAMI, 32 vjeç, Administrator i subjektit “AJSI”
ILIR ALLMETA, 31 vjeç, Administrator i subjekteve “ALEKSI &AJSI” dhe “ALLMETA”
JOSIF KADRIA, 53 vjeç
RAMIZ VEIZAJ, 50 vjeç, administrator i subjektit ‘Jurkli-2012”
KADRI RAMA, 51 vjeç, administrator i subjekteve “VAKUM” dhe “LU-KA-GRUP”
ROBERT HOXHA, 46 vjeç, administrator i subjektit ” XHOIS GRUP”
AVNI HOXHA, 55 vjeç, Administrator i subjektit “HOXHA”
HAVA MUCOLLARI, 46 vjeçe, Ekonomiste e disa subjekteve në arrest shtëpie
 
TE ARRESTUARIT, SIPAS POLICISE SE TIRANES
Ndërkohë Policia e Tiranës në njoftimin e saj zyrtar, ka sjellë listën e personave të arresuar, që janë 9 të tillë. Në njoftimin e policisë nuk figuron emri i ekonomistes, Hava Muçollari, e cila është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Tiranës.
 
Kadri Ibrahim Rama, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, për të cilin Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale të “Fallsifikimi i vulave, i stampave ose i formulareve” dhe “Mashtrim”.

Ilir Maksim Allmeta, 30 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale të “Fallsifikimit i vulave,i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim”.

Ramiz Veizaj, 47 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale të “Fallsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim”.

Avni Beqir Hoxha, 53 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale të “Fallsifikimit i vulave,i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim”.

Robert Beqir Hoxha, 46 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale të “Fallsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim”.

Gjergji Gëzim Lami, 32 vjeç, banues në Mazrek, Kashar Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale të “Fallsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim.

Josif Gurgas Kadriaj, 47 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të Fasifikimit, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale të “Fallsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim”.

Jurgjin Përparim Zeqaj, 21 vjeç, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale të “Fallsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim”.

Përparim Cizo Zeqaj, 50 vjeç, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale të “Fallsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mashtrim”.
 
Këta persona dyshohet se përmes një skeme mashtrimi në bashkëpunim me njëri tjetrin, mashtronin me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), duke mos bërë derdhje në organet Tatimore. Nga funksionimi i kësaj skeme, për një periudhë të gjatë kohe rezulton se ajo i ka sjellë dëme të konsiderueshme shtetit, një dëm që me vlerësimet e administratës tatimore Tiranë dhe Elbasan, arrin rreth 26 milion Dollarë.
 
Ky operacion vazhdon ndërkohë që janë ekzekutuar për shtetasit e sipër cituar urdhërat e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)