Mashtrimi i “Gulf” me tollonat, në kërkim biznesmeni Albano Aliko

Pas denoncimeve të qindra qytetarëve për mashtrim me tollonat, janë shpallur në kërkim menaxherët e kompanisë “Gulf Oil”, një prej të cilëve i identifikuar si Albano Aliko.

Ai ka shitur një numër të madh tollonash pak ditë përpara mbylljes së aktivitetit të kompanisë së tregimit të karburanteve, duke shkaktuar një dëm financiar prej 1.5 milionë euro vetëm konsumatorëve, ndërsa duke llogaritur edhe detyrimet e papaguara në tatime, dëmi shkon në 5 mln euro. Skema e mashtrimit dyshohet se është krijuar pikërisht nga Albano Aliko. 


(Albano Aliko, menaxher i "Gulf Oil")

Disa muaj më parë kompania “Gulf Oil” ka shitur tollona 120 lekë për litër, që është 25-40% më lirë se nafta që tregtohet në pikat e tjera të pakicës (165-178 lekë/litër), një skemë mini piramidë kjo, duke ua lënë tollonat në dorë konsumatorëve. Organi i akuzës së kryeqytetit dyshon se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë shitur nëpërmjet tollonave shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania. Ndonëse karburanti është shitur me vlerë të reduktuar brenda pak ditëve, dyshohet se nga kjo skemë janë mbledhur mbi 1,5 milionë euro. 

Ndërkohë, burime per Report TV thanë se janë edhe një numër institucionesh shtetërore që kanë blerë tallona te "Gulf" për automjetet. Në tërësi dëmi financiar i shkaktuar nga “Gulf” përfshirë edhe detyrimet tatimore të papaguara arrin në 5 milionë euro, nga të cilat 2 milionë euro është detyrimi që kompania kishte ndaj pikave të shitjes së karburanteve që kishte marrë me qira, të cilat thuhet se prej 4 muajsh nuk paguheshin.

“Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. 6 muaj më vonë, në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.

Ndërkohë, më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye që thuhen se janë personale. Pas largimit të administratorit, Drejtoria e Tatimeve vendosi bllokimin e pikave të karburantit “Gulf”. Kjo situatë ka shkaktuar një kaos të vërtetë në tregun e karburanteve, pasi edhe pse në mbyllje e sipër, “Gulf” ka shitur tollona pafund, të cilët tashmë ndodhen në duart e konsumatorëve por naftë nuk ka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 22/04/2018 07:02

    Akoma nuk u sosen budallenjte ne shqiperi.Si e eshte e mundur qe pas 28 vjetesh vjedhjesh e mashtrimesh ne kete vend dhe prape njerezit besojne po tju serviresh dicka te re?Zgjohu o popull!kam nje numer llogarie ne shqiperi me pak leke dhe dua ta mbyll sa me pare qe te jete e mundur,Ky vend eshte i falimentuar!Megjithate metodat sterhollohen dhe budallenj ka prape qe te bien brenda edhe ne te ardhmen.

    Përgjigju
  • Vlora: 21/04/2018 21:50

    Nje pyetje kam :Po ky shtet plehre ku ishte kur ky trimi kishte 3.5 mlion € te papaguara detyrime,si e linte akoma te vazhdonte aktivitetin?????? Vend barbaresh,ska per tu bere ne jete te jeteve,me dhemb shpirti per Shqiperin time te dashur qe kurva politik e katandisi ne dite te hallit,ku cdo njeri kerkon vetem te iki ,ose te pakten te largoj femijet nga ai ferr

    Përgjigju
  • agim: 21/04/2018 20:13

    Aliko ka ber shum qe ka mar dhe nuk ka paguar tatimeet pse se ligjet jan pre te mbrojutur polikikanet ksht perfitoin edhe klyshet e vegjel ky esht kapitalizmi un qe po shkruaj he njo mir vendin ton nga nga vlora ne lezh eshe e qelbur ne gas e naft ne si nje grusht vend na duhen qe te na viijn firmat e huajaper ta gllabruar pasurit dhe me vjen turp kur degjoi qe shahin enver hxhen ky kapitalizmi te shfrytezo deri ne fund pasurin te huait ndai shqipris rrof vladimir putin.

    Përgjigju
  • Alban: 21/04/2018 19:51

    Ky eshte nje individ pleher

    Përgjigju
    • agim: 21/04/2018 21:11

      Arben ne na pelqen qe ti mbeshtesim keto parti e djafhta e manjta kta qe vrasin me duar tefsheta egrabisi shtepin e vet nukke jan plera jan humori i botes ne shqqiptaret duhet te bejm revolucionin e frances ne si popull nuk duhet te digjoim perndimin ameriken me prallat qe tregoin nga menjgjesi ne dark jam boll nga shfrytezim oto man dhe shfrytezimi (kapitalizmi)shqiptar ne protest para ligjit te gjifh tradhtaret kusaret.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK