Mashtrimi me 'Forex' në Shkodër, arrestohet menaxheri i 'Call Center'! Pjesëtar në skemën e mashtrimit! Ende në kërkim pronari polak dhe bashkëjetuesja e tij

Mashtrimi me 'Forex' në Shkodër, arrestohet menaxheri i 'Call Center'! Pjesëtar në skemën e mashtrimit! Ende në kërkim pronari polak dhe bashkëjetuesja e tij

Klodian Memo, 38-vjeç, është prangosur nga forcat Shqiponja pasi ishte shpallur në kërkim me akuzën e mashtrimit kompjuterik në një 'Call Center' në Shkodër, pas operacionit të zhvilluar më 18 nëntor. Ai akuzohet për ‘Mashtrimi kompjuterik’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave’.

Memo ishte menaxher në kompaninë e krijuar nga shtetasi polak Pawel Wziontek 27 vjeç, i cili është në kërkim tashmë bashkë me Alma Sokoli 21 vjeç, (bashkëjetuesja e tij).

6 vajza dhe 2 djem ishin arrestuar nga policia e Shkodrës më parë për këtë çështje në kuadër të operacionit të koduar "North Forex", por më pas u lanë të lirë nga gjykata.

Këta shtetas, prej një periudhe 1-vjeçare kishin krijuar një skemë që kryesohej nga shtetasi polak, i cili kishte rekrutuar si menaxherë shtetasit shqiptar Ysniela Dalipi, Nikolin Toma dhe Klodian Memo. Kjo skemë ushtrohej në lokacione të ndryshme dhe konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi polak me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike, kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fjalë në mënyrë të fshehtë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë