TIRANË - Hysni Roci, Administratori i 4 farmacive të përfshira në skemën e rimbursimit fiktiv me 56 milion lekë të hetuar nga prokuroria do të qëndrojë në burg pa afat.
Ka qenë ky vendimi i gjykatës së apelit e cila ka rrëzuar kërkesën e Rocit për lirim, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg.
Gjatë hetimeve Roci pranoi fajësinë duke kërkuar nga hetuesit lirimin e 7 personave të tjerë të arrestuar së bashku me të, me kushtin se ai do të bashkëpunonte me drejtësinë.
Skandali për skemën fiktive të rimbursimit është ende i hapur, ndërsa pritet që brenda javës prokuroria të kërkojë sekuestron dhe për pasurinë e disa personave të përfshirë në këtë abuzim në dëm të buxhetit të shtetit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com