Mashtrimi me pensionet e të
vdekurve në Tiranë, 5 në pranga

Mashtrimi me pensionet e të<br />vdekurve në Tiranë, 5 në pranga
TIRANË - Mashtrimi me pensionet ishte kthyer në profesion deri ditën e sotme për nëntë persona, pesë prej cilëve janë arrestuar nga Policia e Tiranës e 4 janë ende nën hetim.

Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë uniformave blu të kryeqytetit, të cilët i kishin prej disa kohësh nën hetim të arrestuarit.

Policia bën të ditur se, në pranga gjatë operacionit “MIKS 2013” janë vënë, Lumnije Dibra, Shpëtim Lika, Nexhat Nasufi, Lirije Stafhasani dhe Abaz Stafhasani.

Operacioni është bërë nga efektivët e kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës. Personat e ndaluar ishin punonjës në ndërmarrjen e Ujesjellës-Kanalizime në Tiranë dhe vende të tjera.

Ky grup personash ka kryer aktivitet kriminal që nga viti 1998 deri sot. Prej 15 vitesh, kanë krijuar dhjetëra dosje pensionesh për persona të vdekur apo të krijuar fiktivisht dhe vlera e pensionit mujor që ata merrnin ishte 13 mijë deri në 18 mijë lekë.

Policia ka bërë të ditur se, hetimi kishte nisur që në muajin mars 2012 ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar edhe për 4 persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ata akuzohetn për veprat penale, “korrupsionit pasiv”, “korrupsionit aktiv”, “falsifikimit të dokumentave” dhe “mashtrimit” të  gjitha të kryera në bashkëpunim mes tyre.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë