Mashtrimi me taksat/ Kushtetuesja aprovon kërkesën e qeverisë, Franca kalon në skaner rrjetet sociale

Mashtrimi me taksat/ Kushtetuesja aprovon kërkesën e qeverisë, Franca kalon në skaner rrjetet sociale

Gjykata Kushtetuese e Francës i ka dhënë aprovimin e saj qeverisë franceze për të proceduar me planin për kalimin në sitë të të gjitha rrjeteve sociale për të zbuluar nëse përdoruesit kanë kryer veprime për të shmangur taksat.

Vendimi, i marrë pas miratimit të përjashtimeve të bëra në ligjin për ndryshimet e taksave javën e kaluar, është pritur me shqetësim të madh nga grupet për mbrojtjen e drejtave të njeriut.

Këto grupe e cilësuan vendimin si shkelje lirisë së shprehjes dhe privatësisë, pasi pritet që vënia në zbatim e vendimit t’iu jap akses zyrtarëve doganorë dhe tatimorë rishikojnë profilet, postimet dhe fotografitë e përdoruesve të rrjetit për dëshmi të të ardhurave të panjohura.

Në aktvendimin e saj, gjykata e pranoi se privatësia dhe liria e shprehjes së përdoruesve të këtyre rrjeteve sociale mund të komprometohet, por argumentoi se vendimi është marrë bazuar në ligj.

Mbledhja masive e të dhënave të përdoruesve është pjesë e një eksperimenti tre vjeçar të monitorimit në internet nga qeveria franceze, duke rritur kështu fuqinë e shtetit mbi përdorimin e internetit.

 “Politikë e ligjshme”, kështu e ka cilësuar Mbikqyrësi i të Dhënave franceze (CNIL) vendimin e qeverisë, edhe pse pranon se janë shkelur liritë individuale. Ndërkohë, Ministri i Buxhetit Gérald Darmanin e cilësoi vendimin e qeverisë si "një mjet më shumë për të luftuar mashtrimin".

"Nëse thoni se nuk jeni banor fiskal në Francë dhe vazhdoni të postoni fotografi në Instagram nga Franca, mund të ketë një problem", i tha ai gazetës Le Figaro.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK