Mashtrimi 2.4 mld dollarë me Call Center-at, media spanjolle: Amant Josifi lihet i lirë në Dubai! Avokati: Është biznesmen, i kishte marrë me qira

Amant Josifi, i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim e 17 mijë shtetasve të BE-së përmes Call Center-ave dhe i ndaluar më 6 shtator në Dubai, është lënë i lirë nga autoritetet e këtij shteti. Kështu bën me dije gazeta spanjolle ‘El Pais’, fakt të cilin ia ka konfirmuar avokati i Amant Josifit dhe pretendon se ai jeton prej 3 vitesh atje.

‘Josifi është i lirë, pa asnjë masë sigurimi, në pritje të paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga gjykata e La Seu.’- shkruan media spanjolle.

Amant Josifi është pronar i disa Call Centrave të regjistruara një vit më parë në Shqipëri, nga të cilat policia spanjolle dyshon se janë mashtruar mbi 17 mijë shtetas të vendeve të BE-së që të kryejnë investime financiare false.

Policia nuk arriti ta arrestonte në Shqipëri në megaoperacionin ndërkombëtar që kreu në nëntor të vitit të kaluar, me disa shtete të përfshira, ndërsa cilesohej nga policia e katalonjës dhe “Guardia Civil” si objektiv “me vlerë të lartë”. Josifi është një biznesmen i njohur në Shqipëri, me lidhje të forta politike, shkruan me tej media spanjolle.

Një nga avokatët e tij në Spanjë tha për gazetën spanjolle, se ai është thjesht një biznesmen, e se i kishte marrë me qira Call Center-at dhe se nuk dinte se çfarë aktiviteti kryhej aty.

‘Pavarësisht kësaj, Josifi nuk është paraqitur para autoriteteve që po e kërkonin. Avokati i tij kërkoi paraqitjen e tij në këtë çështje dhe të mund të dëshmonte me videokonferencë.’- shkruan El Pais.

Arrestimi, sipas burimeve gjyqësore, është kryer përmes Interpolit. Policia spanjolle nisi hetimet ndaj Amant Josifit, pas denoncimit të bërë nga një e moshuar së cilës iu morën 800 mijë euro nëpërmjet mashtrimit.

Policia thotë se rrjeti kriminal ka fituar nëpërmjet mashtrimit rreth 2.4 miliardë euro, duke mashtruar mijëra qytetarë nga vende të ndryshme të BE-së.

Qytetarët besonin se po investonin në produkte financiare me përfitim të lartë dhe kriptovaluta, por në realitet paratë shkonin direkt në xhepat e organizatës kriminale, sipas hetimeve.

Në rastin e Amant Josifit, ai ishte në krye të degës së dedikuar për mashtrimin e qytetarëve spanjollë, me epiqendër Shqipërinë.

Policia ndërhyri në të njëjtën kohë në qendrat Call Center-ave të përhapura në disa vende, duke përfshirë Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainën.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 15/09/2023 13:49

    Sipas ketij informacioni i bie qe Amant Josifi ka korruptuar edhe drejtesine Spanjolle e EUROPIANE,se drejtesine e shtetin shqiptar i ka futur ne thes prej kohesh. Sna mbetet gje tjeter vetem te urojme Josifin,Drejtesine Europia e ate spanjolle dhe veçanerisht mediat shqiptare per informacionin e dhene me sipër:Pune te mbare dhe fitofshi sa me shume para nga Amant Josifi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb