Shkon në gjyq dosja e Lule Makashit, e cila akuzohet se mashtroi 100 persona për punësim në Kanada e Australi.
 
Makashi ishte administratore e agjencisë së punësimit Ande Lm, e cila kërkonte 2 deri në 5 mijë euro.
 
Të mashtruarit kërkuan hetimin e rastit në prokurori. Makashi u prangos 1 vit më parë së bashku me vajzën dhe një punonjës të saj.
 
Prokuroria i ka bllokuar Makashit asetet dhe llogarit bankare. Dosja në gjyq është me akuzën e mashtrimit të rëndë, evazionit fiskal, falsifikimit të dokumenteve, shpërdorimit të detyrës.

lule makashi
Lule Makashi
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com