Mashtroi italianët dhe u vodhi 4.7 mln €, Esktradimi i parë nga Dubai! Bruno Çobo me dëshirë në Shqipëri (EMRI)

TIRANË- Bruno Çobo, 28 vjeç, është i riu që ekstradua këtë të mërkurë nga Dubai, duke u bërë kështu shqiptari i parë që ekstradohet në atë që cilësohet si “parajsa” e strehimit të njerëzve të krimit.

I shpallur në kërkim nga SPAK mbi dyshimet se bashkë me 17 të tjerë mundën të përfitojnë 4.7 milionë euro përmes skemave të mashtrimit “call center” te qytetarët italianë, Bruno Çobo u ekstradua përmes një procedure që autoritetet e Abu Dhabit e cilësojnë “ekstradim të shpejtuar” apo deportim, dokumentin që ua dorëzojnë homologëve shqiptarë Report Tv e disponon.

Grupi kriminal dyshohet se ka përfituar rreth 4 700 000 euro, nga skema e mashtrimit. 28-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është lokalizuar në Abu Dhabi, pas shkëmbimit të informacioneve mes Drejtorisë së Interpolit, Departamentit të Policisë Kriminale dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shtetasi B. C., 28 vjeç, ka bërë kërkesë për t’u kthyer me dëshirë dhe ditën e sotme është bërë deportimi i tij në Shqipëri.    

Edhe ministri Balla reagoi lidhur me ekstradimin. 

‘Ekstradimi i thjeshtuar ka të bëjë me një metodë që ka në vetvete një komunikim mes NTERPOL Tiranës dhe INTERPOL Abu Dhabit dhe bëhet fjalë për një deportim, pala e Emirateve të Bashkuar e sjellë deri në aeroportin e Dubait dhe nga ai moment dhe më pas përmes avionit dorëzohet në aeroportin e Rinasit. Rasti i sotëm i jep fund konsiderimit edhe të këtij vendi si një oaz i fshehur për t’iu shmangur drejtësisë.’- tha Balla.

Shqipëria është në diskutime të frytshme për të firmosur një marrëveshje ekstradimi me Emiratetet e Bashkuara Arabe. Në muajin prill Balla takon nga afër autoritetet atje për të diskutuar detaje.

‘Do të jem zyrtarisht në EBA bashkë me drejtues të Policisë së Shtetit dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese për të çuar më tej negocimin e një marrëveshje në fushën e ekstradimeve, për ta çuar para pra këtë hap të rëndësishëm që kemi hedhur sot.’- u shpreh Balla.

Emiratet e Bashkuara Arabe konsiderohen partner i rëndësishëm dhe me ta po diskutohet për një financim në fushën e sigurisë.

‘Po negociojmë me EBA një marrëveshje në fushën e financimit në Shqipëri të një sistemi monitorimi me kamera dhe radarë të rrugëve të qyteteve kryesisht për të mundësuar pakësimin e numrit të punonjësve të policisë në rrugë, dhe për të rritur nivelin e sigurisë dhe monitorimit.’- tha Balla.

28-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u lokalizuar në Abu Dhabi, pas shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës, Policisë Kriminale dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në janar të këtij viti SPAK dërgoi në GJKKO për gjykim dosjen në ngarkim të Çobos dhe 16 anëtarëve të tjerë të grupit, të cilët përmes “call center” në Tiranë kontaktonin italianët për të investuar në bursa, por që në fakt paratë përfundonin në xhepat e tyre.

1710332153_BRUNOCOBO.jpg

 

Bruno Çobo

 

Ekstradimi letra

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:15
U ekstradua sot nga Dubai, ky është 28-vjeçari, i akuzuar se u zhvati 4.7 mln euro italianëve

1710332153_BRUNOCOBO.jpg

Bruno Çobo, 28-vjeç është ekstraduar sot nga Dubai. Report Tv ka siguruar foton e të riut, i cili akuzohet nga SPAK për grup të strukturuar kriminale, ndërsa dyshohet se ka përftuar nëpërmjet mashtrimit me anë të bursave, deri në 4.7 mln euro.

‘Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve për këtë qëllim, është finalizuar operacioni policor i koduar “Zinxhiri”, për ekstradimin e thjeshtuar të një 28-vjeçari shqiptar të akuzuar nga SPAK-u, si pjesëtar i një grupi të strukturuar që kryente veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet një call center-i. Grupi kriminal dyshohet se ka përfituar rreth 4 700 000 euro, nga skema e mashtrimit.   

28-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është lokalizuar në Abu Dhabi, pas shkëmbimit të informacioneve mes Drejtorisë së Interpolit, Departamentit të Policisë Kriminale dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe.  Shtetasi B. C., 28 vjeç, ka bërë kërkesë për t’u kthyer me dëshirë dhe ditën e sotme është bërë deportimi i tij në Shqipëri.   

Ky shtetas akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprat penale ''Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, ''Grupi i strukturuar kriminal'' dhe ''Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. 

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë bashkëpunimin intensiv me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që kanë kryer veprimtari kriminale në Shqipëri dhe qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare.’- njofton policia.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stef: 13/03/2024 15:42

    Po ky eshte kthy me deshire ca del ministri duke marr elozhe.po ca jan kto ministra me kto do hecin para ne se kuptoj del ministri duke thene realizohet ekstradimi i kti djalit nje puntor call center paskan ekstradu me rrezikshmin e shqiperis.hajde hajde ku jemi

    Përgjigju
  • Denim: 13/03/2024 14:54

    Denimi esht 4.5 vjet burg . Ke bo mir shoku se do tshkote 11 vjet

    Përgjigju
    • Denim 1: 13/03/2024 17:11

      Joooo Min 10

  • Hajde hajde: 13/03/2024 13:45

    Nuk ekstradoni ndonje prej kapobandave qe jan atje kan vra e pre po ekstradoni keto vk per mashtrime

    Përgjigju
  • seit golemi: 13/03/2024 12:04

    Hajde me kismet po presim te dytin tani. Spaska pas nevoje per marrveshje fare. Urime ministirt qe jo vetem po gjynjezon krimin por dhe po arrin te bind dhe Arabet. Urime dhe gazetarit Dema qe na sjell ne vemendje punen e mire te policise dhe te gjitha organeve ligjzbatuese.

    Përgjigju
  • Beni: 13/03/2024 11:20

    Nk i ekstradojne dot jooo, po pate ble prona atje ste sjell njeri

    Përgjigju
  • Dubai: 13/03/2024 09:51

    Tani do dridhen nga frika vrasesit qe jan atje. Do emigrojn prap. Do shkojn ne koren e veriut se vetem nga atje nuk I ektradojn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Biden autorizoi Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, NYT: Frikë nga përgjigja e Putinit

Biden autorizoi Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, NYT: Frikë nga përgjigja e Putinit