Tirane- Artur Karati, një 55-vjeçar me banim në Përmet u arrestua nga policia e Tiranës pasi akuzohet se me anë të profili fals në Instagram duke përdorur fotografi të marra në internet të një të mituri të sëmurë, ka përfituar shuma parash me pretendimin se do të përdoreshin për kurimin e tij.
117 transaksione bankare janë kryer nga qytetarë, të cilët janë mashtruar nga profili fals në Instagram. Në gjendje të lirë po hetohen dy persona të tjerë, 42 dhe 47 vjeç, të dy banues në Tiranë. Mësohet se ai kishte arritur të mblidhte 1 milionë lekë të reja, (10 mln të vjetra)
"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë ndaluar shtetasin në kërkim Artur Karati, 55 vjeç, banues në Përmet. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. K., 42 vjeç dhe B. I., 47 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Shtetasi Artur Karati me anë të mashtrimit kompjuterik të kryer nga një profil fals në rrjetin social Instagram, duke përdorur fotografi të marra në internet, të një shtetasi të mitur të sëmurë, ka përfituar shuma parash nga shtetas të ndryshëm, me pretendimin se do të përdoreshin për kurimin e të miturit. Nga veprimet paraprake janë dokumentuar me prova ligjore 117 transaksione bankare që janë kryer nga shtetas shqiptarë, të cilët janë mashtruar nga profili fals në Instagram' thuhet në njoftimin e policisë.
Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
11.9%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreu manovra të gabuara në autostradën Tiranë-Durrës, gjobitet drejtuesi i kamionit
24 Mars, 09:01
-
Nesër ndeshja Shqipëri - Andorra/ Policia e Shtetit publikon planin e masave të ndërmarra! Ja rrugët që do të bllokohen
23 Mars, 18:16
-
'Veri - Jug' sjell reportazhin ‘Pranverë në Prezë’, këshillat e dy agronomëve për fermerët
23 Mars, 14:48
-
Tiranë/ Operacioni policor “Two”, kapet dhe arrestohet 28-vjeçari i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg
23 Mars, 13:42
-
Përplasi me makinë 3-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferja 44-vjeçare në Tiranë
23 Mars, 13:16
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës 'Feti Borova'
23 Mars, 10:58
-
SPECIALE/ Për herë të parë pianistët shqiptarë përballen me ata të huaj! Konkursi ndërkombëtar 'Unë e adhuroj Shopenin' nxjerr në pah mangësitë
23 Mars, 08:29
-
Pas ridelegimit në krye të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani shfaqet përkrah Ramës në inspektimin e punimeve të shkollës ‘Edith Durham’: Gati më 15 shtator
22 Mars, 16:42
-
Aksidenti tragjik me 4 të vdekur në Fushë-Prezë, shoferi i betonieries lihet në burg: Tentova të hapja derën e makinës, por shpërtheu në flakë
22 Mars, 12:23
-
Turisti çek humb në malin e Dajtit, gjendet pas disa orëve (VIDEO)
22 Mars, 11:26
-
Aktivitetet kulturore/ Koncerti 'Pranvera filloi me ardh' në Berat, 'Trio Italiano di Ance' në teatrin e Gjirokastrës
22 Mars, 11:21
-
Katërnjakët marrin kartën e anëtarësisë së PS, Rama: Erdhët me kap pasaportën e BE! Më 11 maj triumf, 'presion' politik Europës për integrimin
22 Mars, 00:03
po gofundme qe jane hap ne emer te luizit kur ishte ne bbrother???
Përgjigju