Mashtroi nipin e Presidentit të Korabit, në hetim e dashura e ish-donatorit të Kastriotit

Mashtroi nipin e Presidentit të Korabit, në hetim e dashura e ish-donatorit të Kastriotit

Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet me akuzën e mashtrimit për 32-vjeçaren Anisa Hysa, e cila sipas denoncimit i ka marrë 10 mijë euro një personi me premtimin se do i luante në baste të sigurta në Angli dhe shuma që do i kthente do të ishte më e madhe.

Personi që ka bërë denoncimin është Arjan Mziu nipi i administratorit të Korabit, Fehmi Meziu. Bazuar te denoncimi, Arjan Mziu mësohet se ka deklaruar në padi se Anisa Hysën e kishte takuar rreth 2 vite më parë në kompleksin në Pezë Helmës ku dy ekipet po stërviteshin në vitin 2016.

Mziu është shprehur se 32-vjeçarja ishte shtirur si administratore e ekipit të Kastriotit të Krujës duke e mashtruar për t’i marrë shumën prej 10 mijë eurosh. Por kur kaluan 2 vite, Hysa ende nuk i kishte kthyer shumën nipit të administratorit të Korabit duke detyruar këtë të fundit që ta padiste për mashtrim.

Pas kallëzimit prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për 32-vjeçaren. Por kush është në të vërtetë Anisa Hysa? Drejtori Sportiv i ekipit të Kastriotit të Krujës, Gazmend Vogli në një prononcim për Shqiptarja.com shprehet se Anisa Hysa nuk ka qenë kurrë në postin e administratores së ekipit. Ai thotë se 32-vjeçarja ka qenë e dashura e njërit prej donatorëve të Kastriotit rreth 5 vite më parë.

“Anisa Hysën e kam dëgjuar si emër, por nuk ka qenë kurrë pjesë e ekipit te Kastriotit. Në këtë post unë kam 5 vite, por si tani, por edhe më parë nuk ka qenë pjesë e klubit. Por mesa di, ajo ka qenë e dashura e njërit prej donatorëve të ekipit. Pra gjithçka që shkruhet se ajo ka qenë administratore e klubit nuk është aspak e vërtetë” deklaroi Gazmend Vogli.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!