Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Lule Makashin e cila dyshohet se përmes një skeme mashtrimi, i’u merrte para njerëzve për t’iu siguruar atyre viza për në Kanada.
Sipas të dhënave nga policia, bëhet e ditur se Makashi iu ka marrë 30 personave një vlerë prej 18-20 mijë euro, duke pretenduar se ata do të mund të kishin një vizë për të ikur në këtë vend.
Të njëjtat burime thonë se, denoncimi ndaj saj është bërë nga vetë qytetarët e mashtruar, ndërkohë që dyshohet se vlera e dëmit të shkaktuar ndaj tyre dhe disa të tjerëve që ende nuk kanë bërë kallëzim arrin në 5 milion euro.
Gjatë një kontrolli të bërë në banesën e saj në Tiranë janë gjetur edhe disa aplikime për viza për në Kanada.
Lule Makashi është gruaja e ish drejtorit të policisë së Durrësit Edmond Makashi që i dha fund jetës përmes vetëvrasjes.
Dyshohet se Lule Makashi është larguar nga Kanadaja për në Itali.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com