I riu është ndaluar si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar nga uniformat blu, pas një hetimi 6 mujor ku janë përdorur metodat speciale të hetimit.
Ndalimi i tij u bë në Elbasan pasi, në disa pika supermarketi në këtë qytet për blerje të ndryshme ka përdorur disa kartëmonedha të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Falsifikimi i monedhave" parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.
d.c./shqiptarja.com
