Mashtron Volkswagen, tani në gjyq
rrezikon të humbasë 18 mld dollarë

Mashtron Volkswagen, tani në gjyq<br />rrezikon të humbasë 18 mld dollarë
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ka akuzuar Volkswagen se ka përdorur “pajisje mbrojtëse” ilegale për të mashtruar pajisjet laboratorike të cilat bëjnë matjen e emetimit të gazrave.

Mbi 500,000 vetura të shitura nga Volkswagen emetojnë 40 herë më shumë gazra se sasia e gazrave të lejuara sipas standardeve. Nëse këto pretendime vërtetohen dhe Volkswagen shpallet fajtor do ti duhet që këtë numër të veturave ta tërheq nga tregu Amerikan.

Sipas BBC, sistemi ilegal i instaluar nga Volkswagen mund të vërente kur veturës i bëheshin testet për emetim të gazrave duke aktivizuar një mekanizëm që ulte nivelin e emetimit të gazrave brenda normave të lejuara gjatë kohës kur kryheshin këto teste. Pasi që kryheshin testet ky sistem çaktivizohej duke emetuar gazra jashtë normave të lejuara, transmeton Express.

Ky mashtrim Volkswagen mund ti kushtoj deri në 18 miliard USD.

Veturat e prekura nga ky falsifikim janë modelet Jetta, Beetle, Golf, dhe Audi A3 të prodhuara ndërmjet viteve 2009-2014 dhe veturat Passat të prodhuara ndërmjet viteve 2014-2015.

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit në vitin 2014 kishte dënuar Hyundai dhe Kia me 300 milion USD pasi që kishin falsifikuar shifrat e konsumit të karburantit.
Volkswagen
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve