Firmë piramidale nëpërmjet Call Center-it në Durrës, arrestohen dy punonjësit! Mashtronin të huajt duke u përvetësuar shuma të mëdha parash
Në pranga kanë rënë F. L. dhe D. B., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center
Redaksia 9 Shkurt 2022, 09:01 | Përditesimi: 14 Gusht, 12:17
DURRËS- Një firmë piramidale online kishin krijuar dy punonjës të një Call Center-i në Durrës, ku nëpërmjet mashtrimit përvetësonin shumat të mëdha parash.
Policia ka arrestuar F. L., 26-vjeç dhe D. B., 42 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.
Burime për gazetrain e Report Tv Aldo Mustafa, bëjnë me dije se ‘Call Center’ funksiononte si firmë piramidale. Punonjësit e arrestuar kontaktonin të huaj të cilëve u ofronin mundësi investimi nëpërmjet bursave. U kërkonin që të depozitonin shuma të caktuara vlera e të cilave do të rritej për shkak të interesave.
Pasi i rikthenin lekët një herë klientit, ata depozitonin vlera me të larta dhe me pas shumat i mbaheshin duke i thënë që humbnin për shkak të rënies se bursave.
Sakaq vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:46
Firmë piramidale përmes Call Center në Durrës, dy të arrestuarit u merrnin para të huajve dhe më pas ua kthenin me qëllim të investonin më shumë
Dy personat e arrestuarit në Durrës F. L. dhe D. B., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin funksionin si firmë piramidale thonë burime për gazetarin e Report TV Aldo Mustafa. Punonjësit e arrestuar kontaktonin të huaj të cilëve u ofronin mundësi investimi nëpërmjet bursave. U kërkonin që të depozitonin shuma të caktuara vlera e të cilave do të rritej për shkak të interesave. Pasi i rikthenin lekët një herë klientit, ata depozitonin vlera me të larta dhe me pas shumat i mbaheshin duke i thënë që humbnin për shkak të rënies se bursave.