Një 60-vjeçar, banues në Shkodër, është arrestuar ditën e sotme në Fier, i akuzuar se i ka marrë para disa personave, duke i mashtruar. Mësohet se në pranga ka rënë Spiridon Lito, i cili iu ka marrë shumë të ndryshme, nga 1 milion deri në 2 milion lekë secilit, shtetasve M. B., 75 vjeçe, banuese në Fier, H. B., 73 vjeç, banues në Fier dhe P. M., 77 vjeçe, banuese në Fier, duke i mashtruar me pretendimin se kishte njohje me fëmijët e tyre dhe se ato para do tua kthente sërish. 

Spirdion Lita mashtroi 3 të moshuar duke iu thënë se iu njihte fëmijët dhe iu mori nga 1-2 mln lekë secilit. Ai iu thoshte të moshuarve se i ishte prishur makina dhe se lekët do ua kthente sapo ta rregullonte

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Mashtrimi".