TIRANE-Fatura fiktive për tatimin e vlerës së shtuar si dhe procese gjyqësorë artificial midis kompanive të drejtuara dhe në pronësi të Rexhep Dautit, Mehmet Dauti dhe Sokol Nasufit janë skema e përdorur për përfitimin e padrejtë të mbi 1 milion dollarëve në biznesin e kromit.
Këtë të shtunë, gjykata e Tiranës i la në burg dy biznesmenët e kromit të arrestuar Sokol Nasufi dhe Mehmet Dauti ndërsa arrest me burg u dha në mungesë dhe për Rexhep Dautin.
ReportTv zbardh skemën, si përfitoheshin 1 mln $
Dy vite hetime i janë dashur Drejtorisë së Tatimeve dhe prokurorisë për të zbardhur skemën e përvetësimit të 1 milion dollarëve nga tre biznesmenët e kromit.
ReportTv ka siguruar dosjen e akuzës ku rezulton se Rexhep Dauti, Sokol Nasufi dhe Mehmet Dauti përdornin fatura fiktive dhe procese gjyqësore false për të shmangur pagesën e tatimit në shitjen e kromit. Për tre biznesmenët gjykata vendosi ti lërë ata në burg ndërsa është vendosur sekuestro dhe mbi aktivitetet e tyre tregtare.
Hetimi për zbardhjen e skemës fiktive të rimbursimit të TVSH-s së kromit dhe shmangies së pagesë së TVSH në shtet gjatë shitjes së kromit zgjatën dy vite.
Ato nisën nga drejtoria e tatimeve në 2014 për të përfunduar në prangosjen e biznesmenëve në nëntor të 2016-ës.
Ka qenë biznesmeni Mehmet Dauti ai që ka bërë kallëzimin për rastin, por pas këtij kallëzimi është zbuluar skema mashtruese e përfitimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, pjesë e së cilës kanë qenë të tre biznesmenët përfshi dhe kallëzuesin.
Në 2014 thotë prokuroria “Inspektori i kontrollit ka kёrkuar tё evidentoj gjёndjen fizike tё disa mallrave, tё cilat janё deklaruara si tё blera gjatё vitit 2014 nga shoqёria ” Elidon-06”. Administatori i shoqёrisё pasi ёshtё njohur me faturat e deklaruara si shitje nga shoqёria e tij ka konstatuar se mallrat e pasqyrura, nё disa fatura tatimore nuk janё blerё nga shoqёria qё ai administron”.
Faturat e përdorura për rimbursimin fiktiv të TVSH-s i përkasin muajve Maj, Qershor, Korrik dhe Gusht të vitit 2013. Kanë qenë blerjet e kromit në këto muaj të cilat nga kontrollorët nuk janë gjetur në subjektin në hetim të cilat më pas janë bërë shkak për nisjen e një hetimi më të thelluar.
Konkretisht ka lëshuar 3 fatura tatimore shitje për subjektin “Euro Speed Trans Chrom” me vlerë totale 64,692,000 lekë dhe Tvsh 10,792,000 lekë. Për subjektin “Euro Trade Minerals” ka lëshuar 3 fatura tatimore shitje me vlerë totale 58,468,878 lekë.
Sipas akuzës do të duheshin plot 150 rrugë për transportimin e kromit të përshkruar në faturat tatimorë porn ë realitet ato janë bërë jo më shumë se 10 dhe e gjitha pjesa tjetër ka qenë faturim fiktiv.
Administratorët e bizneseve të proceduara penalisht kanë deponuar në polici se ata nuk kanë patur dijeni për faturat tatimore dhe ato janë plotësuar nga ekonomisti P.Dashi, por pavarësisht këtyre deklarimeve për prokurin ata janë ideatorët e mashtrimit me rimbursimin e TVSH-s.
/Shqiptarja.com

VIDEO