BURREL - Rënia e masivëve të dheut dhe shkëmbinjve pranë hyrjes së tunelit të Shkopetit bllokuan mbrëmë për 2 orë aksin Tiranë-Mat-Dibër, duke izoluar në këtë mënyrë gjithë qarkun e Dibrës. Masivët shkëmborë e bënë të pamundur kalimin e automjeteve pasi tuneli, i gjatë rreth 6 metra dhe nyja lidhëse kryesore për këtë aks nacional ishte bllokuar plotësisht.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21;00 dhe zhbllokimi i rrugës u bë i mundur rreth orës 23:00 falë fadromave të Forcave Xhenio dhe të ndërhyrjes së policisë së rrugore. Qytetarë të shumtë telefonuan mbrëmë në redaksinë e Shqiptarja.com për të raportuar se prej orësh gjendeshin të bllokuar dhe bënin apel instancave përkatëse që të vihen në lëvizje, pasi sipas tyre deri në atë orë askush nuk i kishte ardhur në ndihmë.
"Një varg makinash qëndron i bllokuar, pasi nuk arrinjë të kalojnë. Masivi shkëmbor prej kohësh pritej të zinte hyrjen e tunelit. Sipas korrespondentit të televizionit A1 REPORT, Arsen Rusta, nga drejtuesit e automjeteve, të cilët janë banorë të zonave përreth, po përdoren rrugë të tjera për të mundësuar lëvizjen e automjeteve të tyre, por ka vështirësi.
Pas apelit në TV, forcat Xhenios dhe fadroma të shumta kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të mundësuar largimin e masivit shkëmbor nga tuneli duke zhbllokuar rrugën për automjetet. Policia rrugore u bëri apel drejtuesve të mjeteve që të jenë të vëmendshëm për shkak të rrëshqitjeve të gurëve.
MINXHOZI: SITUATA E PERSERITUR, PERGJEGJES: SHTETI
Në një prononcim për televizionin A1 REPORT!, mbrëmë, deputeti socialist i Burrelit, Qemal Minxhozi, tha se kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë ka rrëshqitje dherash e shkëmbinjsh. Minxhozi theksoi se përgjegjësia kryesore për lënien në harrese të këtij aksi është e shtetit që e lë të pambrojtur tunelin nga erozioni.
Sipas deputetit, për këtë aks fondet kanë qenë minimale dhe shpesh janë bërë punime sa për të “mbyllur sytë”
“Unë jam rrugës duke ikur për atje. Situata është e rënduar. Është një masivë shkëmbi e cila nuk është hera e parë që ndodh. Si pasojë e mos ndërtimit të një armature. Fatmirësisht nuk k pasur dëme, por është një trafik i madh pasi në këto orë të vona lëvizin kamionët. Kjo na bën shumë të mendojmë për sigurinë e kësaj rruge, si një aks kryesor që lidh Tiranën me qarkun e Dibrës. Është një situatë ë përsëritur vit pas viti. Gjithmonë kur bie shi bëhet një rrezik i madh për makinat. Investimet janë krejt minimale. Hidhet një asfalt sa për të mbyllur sytë dhe harrohet rreziku që mund të vijë. Përgjegjësia është e shtetit, që e lë të pambrojtur nga erozione të ndryshme që ndodhin herë pas here, sidomos pas shirave”, tha mbrëmë në një prononcim telefonik për televizionin A1 REPOT, deputeti socialist i Burrelit, Qemal Minxhozi.
Lajmi fillimisht u publikua ne oren 21: 34, 28 mars dhe u përditësua në 08: 40 të 29 marsit.
Redaksia Online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com