Maska e detyruar, fluks në farmaci e rrobaqepësi për të bërë porosi (VIDEO)

Që nga dita e enjte maska do të jetë e detyrueshme për tu mbajtur kudo, edhe në ambientet e jashtme ndaj për këtë arsye gjatë ditëve të fundit në farmacitë e kryeqytetit është vënë re një rritje e qytetarëve që kërkojnë të blejnë maska.

“Që nga dita e henë kemi pasur një shtim të kërkesave për maska nga qytetarët duke marr shkas dhe nga vendimi që do të jetë në fuqi ditën e enjte. Qytetarët janë përgatitur duke blerë maska të tipologjive të ndryshme, për fëmijë, për të gjithë familjen. Zgjedhjet janë të ndryshme kryesish janë për një zgjidhje ekonomike, zgjedhin maskat e lashme që mund ti përdorin disa herë dhe kirurgjikalet. Cmimet e maskave që nga koha e pandemisë kanë ndryshuar, një maskë kirurgjikale momentalisht shitet 50 lek të reja” - tha farmacistja Kleida Blliku.

 Përvec maskave kirurgjikale që gjenden në farmaci, qytetarët përgjatë 7 muajve të epidemisë shpeshherë janë drejtuar dhe në rrobaqepsi për të blerë maska artizanale. Por me vendimin më të fundit të qeverisë për të mbajtur maskat me detyrim kudo dhe në ambientet e jashtme është vënë re një rritje e kërkesave të qytetarëve për të marrë maska artizanale.

“Gjatë gjithë kohës ka patur kërkesa por ditët e fundit kërkojnë më shumë. Tani bëjmë gati rreth 50-100 maska, varet dhe nga kërkesat, sepse ka kërkesa dhe nga disa ndërrmarje të vogla ose shoqëri punë që i kërkojnë, pra ka raste që shkojnë edhe në 100 copë në ditë, por ditët më përpara ishin dhe 20-30. Tani është rritur goxha sepse i kërkojnë për të gjithë pjestarët e familjes, nga një ose dy maska që ti kenë nga këto artizanalet sepse këto lahen, thahen. Një maskë kushton njëqind lek të reja” - u shpreh Jeta Sada.

Por çfarë lloj maske do të përdorin qytetarët?

“Ndoshta të dyja varet, njëher njërën njëherë tjetrën.

-Ato ku i gjejmë më lirë ato marim.

-Në rrobaqepsi, sepse janë më të mira.

-Me detyrim do ta mbaj masken, vetëm për gjobën sepse jemi me pension e se paguajm dot. Ato që lahen, ku na del neve me ble përditë” - u shprehën disa qytetarë.

Të gjithë ata që nuk do të mbajnë maskës sipas udhëzuesit të miratuar nga ISHP, do të gjobiten me 3 mijë lekë shkelësit për herë të parë, dhe me 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur, kosto kjo që do ti bashkangjitet faturës së dritave.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë