Maska magjike me 4 përbërës që
drejton flokët në mënyrë natyrale

Maska magjike me 4 përbërës që<br />drejton flokët në mënyrë natyrale
Trajtimet estetike që mund të drejtojnë flokët në mënyrë të përkohshme janë jo vetëm të shtrenjta por mund të dëmtojnë edhe flokët.

Nëse dëshironi flokë të shkëlqyeshëm e të drejtë, përse të mos e kërkoni zgjidhjen tek produktet natyrale?

Maska e mëposhtme që do t’ju japë Living ka vetëm 4 përbërës dhe mund të aplikohet lehtësisht në kushte shtëpie pa ndihmën e mjeteve të tjera ekstra. 

Përbërësit:
3 lugë niseshte misri
2 lugë vaj ulliri
1 gotë qumësht kokosi
Lëngu i një limoni ( rreth 4 luge gjelle)

Udhëzime:
Përzieni lëngun e limonit me niseshtenë e misrit derisa të mos ketë kokrriza. 

Përzieni këtë masë me vajin e ullirit dhe qumështin e kokosit dhe vendoseni në zjarr të avashtë deri sa të formohet një pastë kremoze.

Lyeni flokët nga rrënjët deri tek majat dhe lëreni maskën për 2 orë. Më pas lajeni kokën si zakonisht e do të shihni pasi t’i thani që flokët do të jenë të drejta./Living

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës